Në datë 31 Maj 2024, u zhvillua aktiviteti me temë “NJË UDHËTIM I PËRBASHKËT NË BREGUN E DETIT ADRIATIK ME TË RINJTË E KAVAJËS DHE FËMIJËT ME AK NË BASHKINË KAVAJË” në kuadër të projektit ‘Vlerëso-Fuqizo-Vepro: stafe sociale më të fuqizuara përballë shërbimeve të kujdesit social, për fëmijët me AK, në Bashkinë Kavajë’, nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD).
Pjesmarrës në këtë aktivitet ishin fëmijët me aftësi ndryshe të Qendrës “Ngjyrat e Jetës” dhe të rinjtë e Gjimnazit “Aleksandër Moisiu”, të cilët të gjithë së bashku shijuan një udhëtim pranë brigjeve të bregdetit Adriatik, në Golem, Kavajë.
Të rinjtë pjesëmarrës, iniciuan lojra të ndryshme duke përfshirë edhe fëmijët me AK, realizuan piktura buzë detit me njëri-tjetrin, të gjitha këto aktivitete që realizonin së bashku shoqëroheshin me shumë buzëqeshje dhe lumturi.
Një mënyrë e rëndësishme për të siguruar mirëqenien e fëmijëve është kontributi ynë si komunitet në zhvillimin e tyre dhe integrimin e tyre në shoqëri nëpërmjet edukimit përmes argëtimit dhe socializimit.