Të rinjtë e Forumit Tematik Rinor të Kavajës në bashkëpunim me të rinjtë e viteve të para të gjimnazit ‘Aleksandër Moisiu’ dhe klasat e 9-ta në shkollën 9-vjeçare ‘Rilindja’ në Kavajë organizuan nismën komunitare ‘Në ndihmë të grupeve vulnerabël të komunitetit tim‘.

Përmes një fushate promovimi dhe ndërgjegjësimi të rinjtë e forumit u angazhuan gjatë muajit maj dhe mblodhën pako me ndihma për fëmijët me aftësi ndryshe, që marrin shërbim në qendrën ditore ‘Ngjyrat e Jetës’ në Kavajë.

Mbi 50 të rinj kontribuan dhe iu bashkuan kësaj nisme, ku u arritën të mblidheshin shumë kuti me lodra dhe veshje të ndryshme për fëmijët. Të rinjtë e forumit shpërndanë gjatë ditës së djeshme pakot me ndihma në qendrën ditore ‘Ngjyrat e Jetës’. Ata morën falenderime për kontributin nga fëmijët dhe stafi i qendrës.

Të rinjtë u shprehën të kënaqur që ia arritën të realizonin me sukses nismën e tyre duke shprehur falenderimin për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre që ju bashkuan idesë së tyre për të kontribuar në ndihmë të grupeve vulnerable të komunitetit të Kavajës.

Nisma komunitare u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
sqAlbanian