Në datë 06 Qershor 2024, u zhvillua trajnimi i radhës me temë “INSTRUMENTAT DHE PROCESI I DIAGNOSTIFIKIMIT TË AFTËSISË SË KUFIZUAR” në kuadër të projektit ‘Vlerëso-Fuqizo-Vepro: stafe sociale më të fuqizuara përballë shërbimeve të kujdesit social, për fëmijët me AK, në bashkinë Kavajë’, nga ekspertët e fushës. 

Në këtë sesion trajnimi u trajnuan stafet e Drejtorisë së Shërbimit Social, Qendrës ditore “Ngjyrat e Jetës” dhe Drejtorisë së Arsimit Parashkollor të bashkisë Kavajë.

Qëllimi i këtij cikli trajnimesh është  forcimi i kapaciteteve administrative të institucioneve ligjzbatuese në fushën e shërbimeve sociale për fëmijët me AK në bashkinë Kavajë, rëndësia e marrjes së njohurive për të identifikuar dhe menaxhuar rastet e zhvillimit të fëmijëve me aftësi të kufizuar, njohja me legjislacionin shqiptar, koordinimi ndërinstitucional i  reformës së sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar dhe praktikat sociale për ofrimin e shërbimeve cilësore për fëmijët me aftësi të kufizuara në bashkinë Kavajë.

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X