Nisma komunitare e pestë “Në ndihmë të grupeve vulnerabël të komunitetit tim“ nga të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në bashkinë Kavajë

Të rinjtë e Forumit Tematik Rinor të Kavajës në bashkëpunim me të rinjtë e viteve të para të gjimnazit ‘Aleksandër Moisiu’ dhe klasat e 9-ta në shkollën 9-vjeçare ‘Rilindja’ në Kavajë organizuan nismën komunitare ‘Në ndihmë të grupeve vulnerabël të komunitetit tim‘.

Përmes një fushate promovimi dhe ndërgjegjësimi të rinjtë e forumit u angazhuan gjatë muajit maj dhe mblodhën pako me ndihma për të moshuarit, që jetojnë në shtëpinë e të moshuarve  ‘Sefer Dervishi’ në Kavajë. Mbi 30 të rinj kontribuan dhe iu bashkuan kësaj nisme, ku u arritën të mblidheshin veshje të ndryshme.

Të rinjtë e forumit dërguan dhe shpërndanë pakot me ndihma, duke ia dhuruar të moshuarve. Z.Krasniqi, drejtori i institucionit priti të rinjtë, i përgëzoi ata për nismën dhe kontributin e tyre për moshën e tretë, duke theksuar që nisma e të rinjve është një shembull mjaft pozitiv për bashkëmoshatarët e tyre.

Të rinjtë u shprehën të kënaqur që ia arritën të realizonin me sukses nismën e tyre duke shprehur falenderimin për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre që ju bashkuan idesë për të kontribuar në ndihmë të grupeve vulnerable të komunitetit të Kavajës.

Nisma komunitare u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X