Titulli i projektit: “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë”
Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes po zbaton projektin “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të përmirësojë ambjentin në shkollën 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’ në fshatin Rrakull, Njësia Administrative Synej, Bashkia Kavajë.
Kushtet për pjesëmarrje: Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 10/05/2024, në adresën e e-mailit: infoacfdalbania@gmail.com ose në adresën postare: Rr. Loni Ligori, Kompleksi ILAD, Kulla 3, Ap.10, Tiranë
Specifikime të përgjithshme teknike:
Produktet stola dhe kosha për konsum individual janë specifikuar si më poshtë:
Stola material hekuri, sasia 6 copë, përmasa 1.20 cm – 1.50 cm, material çelik i cinguar, i lyer me bojë me pjekje;
Kosha material hekuri, sasia 6 copë, diametri 40cm, lartësi 50-65 cm, me mekanizëm me përkulje për shkarkimin e mbeturinave, bazament çelik;
Produktete ofruara duhet të jenë cilësore dhe t’i përshtaten specifikimeve të përshkruara më lartë.
Ofrimi i këtyre produkteve kërkohet brenda muajit Maj 2024.. Datat specifike do të përcaktohen në kontratën e lidhur me subjektin fitues
Kushte të përgjithshme:
- Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe liçensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;
- Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e bashkisë Kavajë dhe/ose Tiranë;
- Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës infoacfdalbania@gmail.com brenda datës 10/05/2024 ose në adresën postare Rr. Loni Ligori, Kompleksi ILAD, Kulla 3, Ap.10, Tiranë.
Nuk pranohen ofertat dorazi.
- Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.
Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL (LEKE) dhe TVSH-ja të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:
- Licensën për ushtrimin e aktivitetit (NIPT);
- Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër.
- Numrin e llogarisë bankare.
- Foto të produkteve (stoli dhe koshi)
Operatori që ofron produktet me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.