Forumi Tematik Rinor në Kavajë

ndërrmerr nismën e parë komunitare

Sa emocionues, aq edhe edukativ u kthye mesdita e sotme në Shtëpinë e të moshuarve ‘Sefer Dervishi’ në Kavajë.


Forumi Tematik Rinor i Kavajës iu bashkua të moshuarve në këtë qendër, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ku tematika e kësaj dite është Solidariteti mes Brezave.


Ky aktivitet u ideua nga vetë të rinjtë e forumit, si pjesë e ndërmarrjes së nismave komunitare në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).


Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të ReLOaD/UNDP Juljan Papaproko, Lorena Gjergji dhe Nënkryetarja e bashkisë Kavajë znj. Valbona Mustafa.


Qëllimi i këtij aktiviteti ishte:

  • Të rinjtë të ndërgjegjësohen dhe të rrisin interaktivitetin e tyre me moshën e tretë;
  • Ndikimi tek të moshuarit mbi perceptimet dhe qëndrimet e tyre për brezat e rinj të kohës;
  • Dhënia e mesazheve dhe këshillave nga të moshuarit për të rinjtë;


Të rinjtë e Forumit Tematik Rinor gjatë takimit me të moshuarit bënë disa mini-aktivitete, të cilat përfshinë:

Bashkëbisedim me të moshuarit mbi tema të ndryshme:

  • Muzikë të viteve ‘90
  • Lyerje me bojë të stolave në oborr bashkë me të moshuarit
  • Telajo e bardhë me mesazhe ndërgjegjësuese
  • Gjatë takimit të rinjtë bashkëbiseduan me të moshuarit, shkëmbyen mendime, të moshuarit rrëfyen eksperiencat dhe sfidat e tyre mbi jetën, arsimin, profesionit gjatë viteve të shkuara të rinisë.


Disa nga komentet e të moshuarve ishin:

  • Të përkushtoheni ndaj shkollës, pasi ju bën të aftë për jetën’
  • Të dëgjoni këshillat e gjyshërve dhe prindërve tuaj dhe ndiqni modelet e tyre pozitive’
  • Të kalojmë sa më shumë kohë së bashku, pasi nuk duam të ndihemi të vetmuar dhe na jepni mjaft energji të mirë’


Falënderojmë:

  • UNDP Albania për mbështetjen financiare në këtë projekt.
  • Bashkia Kavajë për partneritetin dhe bashkëpunimin
  • Shtëpia e të moshuarve ‘Sefer Dervishi’ Kavajë për mikëpritjen