34 të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në Kavajë morën pjesë në trajnimin e pestë, si pjesë e ciklit të trajnimeve që po organizohen në kuadër të projektit. Pjesë e trajnimit ishin edhe të rinjtë nga zonat rurale të bashkisë Kavajë.

Të rinjtë rritën kapacitetet e tyre lidhur me disa çështje kryesore si:

• Cilat janë aftësitë e jetës? Kategoritë e aftësive për jetën, metodologjitë dhe këshillat për zbatimin e tyre;

• Ndërtimi i Vetvlerësimit dhe Vetkontrollit

• Aftësitë sociale; Zhvillimi i teknikave që duhet të përvetësojnë

Të rinjtë ishin të interesuar rreth temës dhe u përfshinë aktivisht në diskutime, në punët me grupe, diskutuan dhe ndanë me njëri-tjetrin opinionet dhe këndvështrimet e tyre.

Të rinjtë përmes trajnimeve të realizuara në kuadër të projektit kanë rritur kapacitetet, nivelin e ndërgjegjësimit dhe nivelin e informacionit mbi tema të ndryshme për të rinjtë.

Disa nga të rinjtë shprehen:

“E ndjej veten më të përgatitur për të diskutuar për të rinjtë dhe grupet vulnerable”;

“Mora shumë njohuri të reja dhe do ti përdor në në jetën time dhe në shkollë dhe në rrethin e shokëve dhe shoqëve”;

“Trajnimet na mësojmë dhe frymëzojnë për të bërë gjëra të bukura për komunitetin tonë”. Trajnimet u organizuan në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
sqAlbanian