Fillimi i projektit “Vlerëso-Fuqizo-Vepro”

Nisëm mbarë vitin me takimin e parë zyrtar të projektit “Vlerëso-Fuqizo-Vepro: stafe sociale më të fuqizuara përballë shërbimeve të kujdesit social, për fëmijët me AK, në bashkinë Kavajë”.

Ky projekt, do të implementohet nga Qendra Shqiptare për zhvillimin e Familjes për një periudhë rreth 9 muaj në territorin e bashkisë Kavajë me qëllimin: Krijimin e kushteve dhe burimeve të nevojshme në bashkinë Kavajë për të mbështetur dhe për të siguruar që, fëmijët me AK në bashkinë Kavajë, të përfitojnë nga përmirësimi i sistemit të shërbimeve të kujdesit social.

Gjithashtu, projekti fokusohet në fuqizimin e kapaciteteve të strukturave bashkiake për të ngritur dhe ofruar shërbime cilësore të kujdesit social dhe të përshtatura mbi bazën e nevojave specifike të identifikuara.

Dita e parë e takimit u fokusua në prezantimin e projektit, paketave të punës, vendosjen e qellimeve të përbashkëta dhe punës me stafet e sherbimit social te bashkisë Kavajë.

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë

Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X