Takimi i 6-të periodik i Forumit Tematik Rinor në Bashkinë Kavajë

Takimet periodike mes anëtarëve të Forumit Tematik Rinor janë bërë tashmë pjesë e rutinës së tyre në këtë rrugëtim të projektit, ku vihet re një angazhimin i shtuar i të rinjve për t’u takuar dhe për të biseduar me njëri-tjetrin. Mbi 25 të rinj morën pjesë në takim.

Gjatë takimit dje pati diskutime mes anëtarëve, ku u ndanë mendime dhe ide mbi përzgjedhjen e temës së diskutimit për takimin e dytë të Platformës së Dialogut Rinor, si dhe u diskutuan çështje të tjera të nevojshme.

Të rinjtë përzgjodhën idenë e fushës së mjedisit dhe problematikat që kanë nevojë për ndërhyrje sipas tyre nga ana e bashkisë Kavajë.

Të gjitha problematikat do ti adresohen bashkisë Kavajë nga të rinjtë e Forumit gjatë takimit të ardhshëm të Platformës së Dialogut Rinor me bashkinë Kavajë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Falenderojmë të rinjtë për pjesëmarrjen dhe angazhimin e anëtarëve të Forumit Tematik Rinor në realizimin e aktiviteteve të projektit.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X