Rinia – Dialogu – Pushteti Vendor

Dje, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e dytë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Qëllimi i këtij takimi ishte ndërtimi i një marrëdhënie konstruktive dialogu, e cila do të shërbejë në krijimin e Platformës së Dialogut Rinor, e cila si objektiva:

• Të krijojë një hapësirë komunikimi efektive mes të rinjve dhe përfaqësuesve të lartë të bashkisë Kavajë;

• Të udhëhiqet nga parimet e advokacisë, transparencës dhe llogaridhënies mes të rinjve dhe pushtetit lokal;

• Të kontribuojë në adresimin nga të rinjtë të problematikave të të rinjve dhe të komunitetit tek përfaqësuesit e Bashkisë Kavajë;

Mbi 40 pjesëmarrës, përfaqësues nga Programi ReLOaD2/UNDP, përfaqësues nga Bashkia Kavajë, Njësia Administrative Synej, Njësia Administrative Golem, të rinjtë e Forumit Tematik Rinor të Kavajës dhe anëtarë të Këshillit Rinor Vendor të bashkisë Kavajë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile morën pjesë në këtë takim.

Tema e diskutimit ishte Mjedisi, ku të gjitha problematikat e lidhura me këtë fushë, u adresuan nga të rinjtë e Forumit Tematik Rinor të Kavajës.

Disa prej problemeve të identifikuara nga të rinjë, ishin:

• Shtimi i koshave në hapësirat e nevojshme në bashkinë Kavajë dhe Njësitë Administrative;

• Mirëmbjatja e zonës së bregdetit të bashkisë Kavajë;

• Pastrimi nga mbeturinat i zonave konkrete në territorin e bashkisë Kavajë, përfshirë zonat rurale ku ka nevojë për ndërhyrje emergjente;

• Shtimi i stolave në parkun e qytetit dhe në zona të tjera të territorit të bashkisë Kavajë;

Përfaqësuesit e bashkisë ishin mjaft të hapur dhe transparentë gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, duke i mirëpritur të gjitha problematikat/nevojat e adresuara nga të rinjtë, si dhe duke ofruar alternativa dhe mundësi konstruktive për zgjidhje në një kohë sa më të afërt.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X