Takimi i 7-të periodik i Forumit Tematik Rinor në bashkinë Kavajë

Anëtarët e Forumit Tematik Rinor të Kavajës u takuan së bashku dhe diskutuan rreth nismave të reja të forumit.

Disa nga të rinjtë e Forumit do të hartojnë një letër zyrtare ku do të parashtrohen të gjitha shqetësimet dhe problemet e paraqitura nga të rinjtë në takimin me përfaqësues të bashkisë Kavajë.

Një pikë tjetër diskutimi ishte hedhja e ideve dhe sugjerimeve për përcaktimin e temës në takimin e tretë të platformës së dialogut rinor, si dhe për organizimin e nismës komunitare, që të rinjtë kanë vendosur për tu organizuar në bregdetin e Kavajës në fund të muajit Shkurt, ku do të zhvillohet një ditë pastrimi nga të rinjtë e FTR-së dhe të rinjë të tjerë të Kavajës.

Të rinjtë ishin mjaft aktivë dhe të gatshëm në lidhje me pjesëmarrjen në forum dhe priten të jenë shumë ndërveprues me njëri tjetrin në realizimin e aktiviteteve të FTR-së.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X