Në datën 10 maj 2019, Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes/ACFD në kuadër të projektit
“Bëhu Familja Ime!” mori pjesë në panairin e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian
në kuadër të javës Evropiane. Aktiviteti ishte pjesë e hapësirës së BE-së për Fëmijët, ku SOS
Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri prezantoni programin ”Zhvillimi i OSHC-ve për Shërbimin e
Kujdestarisë”, pjesë e subgrantit të së cilit ishte edhe projekti “Bëhu familja ime”.

Ky aktivitet u zhvillua gjithashtu edhe në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Shërbimin e
Kujdestarisë pa lidhje gjaku, si dhe në kuadër të 15 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Familjes.
Qëllimi i aktivitetit ishte shpërndarja e informacionit për shërbimin e kujdestarisë pa lidhje gjaku
në Shqipëri për publikun e gjerë me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e këtij
shërbimi.
Objektivat e aktivitetit ishin:

  • Infomimi i të rinjve mbi ekzistencën e shërbimit të kujdestarisë pa lidhuje gjaku në
    Shqipëri;
  • Rritja e ndjeshmërisë dhe vetëdijen e komunitetit për shërbimin e kujdestarisë;
  • Rritja e nivelit të informacionit për organizatat e tjera pjesëmarrëse lidhur me shërbimin e
    kujdestarisë pa lidhje gjaku në Shqipëri;

Gjatë aktivitetit u ndalën në stendën tonë të promocionit persona të ndryshëm publikë dhe
qytetarë të thjeshtë si: përfaqësues të Avokatit të Popullit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale, Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, profesionistë të ndryshëm,
studentë dhe qytetarë të thjeshtë të Tiranës të cilët shprehen interes të merrnin informacion mbi
projektin dhe shërbimin e kujdestarisë në Shqipëri.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
sqAlbanian