Tryezë konsultative me temë: “Sfidat e sotme të Familjes Shqiptare” 15 maj 2018

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, organizoi Tryezën konsultative me temë: “Sfidat e sotme të Familjes Shqiptare”, në kuadër të 15 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar. Aktiviteti u mbështet nga partneri ynë kryesor Vitabiotics Albania.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte sjellja në vëmendjen publike i rolit qendror dhe të patjetërsueshëm të familjes si njësia themelore shoqërore dhe ekonomike, si dhe i rëndësisë së zhvillimit dhe rishikimit të politikave të përgjithshme social-ekonomike të cilat të adresojnë mirëqenien familjare. Për këtë qëllim, në tryezë ishin të pranishem aktorë të rëndësishëm si: përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Avokati i Popullit, komunitetet fetare shqiptare, Shërbimi Social Shtetëror, organizata të shoqërisë civile, donatorë, përfaqësues të biznesit, akademike, studente etj.

Në takim, u evidentuan disa nga çështjet më të mprehta me të cilat po përballet familja shqiptare sot, si: varfëria, papunësia e lartë, mbrojtja jo efikase shëndetësore, rritja e numrit të divorceve, dhuna familjare, dhuna me bazë gjinore, ulja e shkallës dhe e nivelit të arsimimit të fëmijëve dhe të rinjve, rritja e vdekshmërisë foshnjore, sidomos në zonën veriore të vendit; rritja e kriminalitetit tek adoleshentët, rritja e kohës së punës e cila redukton kohën e prindërve në familje dhe në kujdes të fëmijëve, duke sjellë probleme të prindërimit dhe dominim të problemeve sociale brenda dhe jashtë familjes. 

Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri u shpreh në fjalën e saj se prindërit shqiptarë, megjithëse priren drejt prindërimit pozitiv, kanë shumë nevojë të njihen me teknika të reja/të shëndetshme të prindërimit. Ajo theksoi se edukimi me shprehi të prindërimit pozitiv duhet të bëhet pjesë e edukimit qytetar dhe se çështje të roleve gjinore prindërore, çështje të trajtimit të diferencuar djalë-vajzë kanë nevojë të rishihen në perspektivën e barazisë gjinore.

Sipas të dhënave të sjella në këtë tryezë nga Prof. Asoc. Dr. Arlinda Ymeraj e Universitetit Evropian të Tiranës, prindërit e vetëm-gra; pensionistët e vetmuar dhe familjet në ndihmë ekonomike, janë kategoritë më të përjashtuara të shoqërisë shqiptare.
Politikat ekzistuese në mbështetje të familjes shqiptare sot janë vetëm ndihma ekonomike dhe nxitja e sipërmarrjes dhe biznesit familjar, të cilët u konsideruan nga ana e ekspertëve dhe të pranishmëve në tryezë, të pamjaftueshme për të nxitur fuqizimin ekonomik dhe social të familjes.
Të gjitha rekomandimet dhe gjetjet në këtë tryezë do t’ju përcillen institucioneve qëndrore dhe të linjes, donatorëve, agjencive rajonale në Shqipëri për ti dhënë më shumë jehonë nevojës për ndërhyrje në këtë drejtim.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

Rinia – Dialogu – Pushteti Vendor

Në datë 14 Nëntor, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e parë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Mini-Forumi në shkollën 9-vjeçare “Sadi Tatani”

Mini-forumi i radhës u organizua në ambjentet shkollës 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’, Njësia Administrative Synej fshati Rrakull, bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme.

Takimi i parë së Platformës së Dialogut

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes ju fton në Takimin e Parë, të Platformës së Dialogut Rinor, i cili do të zhvillohet në datën 03 Nëntor 2023, ora 14.00, salla e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’, Kavajë.

Takimet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Golem

Takimet me nxënësit e shkollës së Mesme Profesionale në Golem, bashkia Kavaje kishin si qëllim identifikimin dhe diskutimin e nevojave dhe problematikave që ata shohin në komunitetin e tyre të zonës, si dhe dhënia e sugjerimeve për ndërhyrje përmes nismave komunitare.

Forumi Tematik Rinor i Kavajës II – Nisja e rrugëtimit

Forumi Tematik Rinor i Kavajës ka nisur këto ditë rrugëtimin e ri, ku shumë anëtarë të rinj nga zonat urbane dhe rurale të Kavajës kanë shprehur dëshirën e tyre t’i bashkohen këtij forumi. Gjatë takimeve të para identifikuese, me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian si një hallkë e rëndësishme për përzgjedhjen e të rinjve, takimet me grupe të vogla mes të rinjve, na ndihmuan të identifikojmë të rinjtë e tjerë nga klasat e 9-ta dhe shkollat e mesme të Kavajës, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e forumit në këtë fazë të dytë.

Bëhu dhe ti anëtar/e

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në partneritet me Bashkinë Kavajë fton të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç nga Kavaja, nga qyteti dhe fshati, të bëhen pjesë e ‘Forumit Tematik Rinor’ të Kavajës, në fazën e dytë që sapo kemi nisur.

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X