Momente nga trajnimi i parë me të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në Kavajë.

Rritja e kapaciteteve tek të rinjtë për të punuar efektivisht në grup, vendosjen e rregullave mes anëtarëve, roli i liderit në grup, komunikimi dhe mënyrat e zgjidhjes së problemeve brenda grupit ishin disa nga çështjet kyçe të trajtuara gjatë trajnimit.

Ndërthurja e metodave të ndryshme si: punë në grupe, brainstorming, prezantime, dhe diskutimet konstruktive sollën interaktivitet dhe përfshirje gjatë trajnimit nga të rinjtë pjesëmarrës.

Nga vlerësimet e të rinjve pas trajnimit u shpreh se
“Ishte një eksperiencë e vlefshme për mua, për faktin që mësuam shumë gjëra, hapëm horizontin dhe arritëm të kuptojmë se sa e rëndësishme është të punosh në grup.” Ensi Merhori, anetare forumi.

Gjatë projektit është parashikuar të zhvillohen edhe 4 trajnime një-ditore, me tematika të ndryshme, të përzgjedhura nga vetë të rinjtë e Forumit, të cilat do të rrisin kapacitetet dhe aftësitë e të rinjve në dobi të funksionimit të Forumit Tematik Rinor në Kavajë.

Ky takim u organizua nga ACFD, në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X