Ndarja e kujdesit

Tashmë është e njohur se gratë marrin më shumë përgjegjësi për kujdesin e fëmijëve të tyre se sa burrat e tyre. Sipas EQLS 2016 (European Quality of Life Survey), 88% e nënave në krahasim me 64% të baballarëve në BE kujdesen për fëmijët e tyre çdo ditë. Këta baballarë rezulton se japin 21 orë në javë për kujdesin e fëmijëve të tyre, ndërsa nënat i kushtojnë 39 orë në javë.

Kjo pabarazi është dyfishuar midis prindërve që punojnë dhe është një nga arsyet pse koha e punës e grave është e kundërt me ato të burrave – në aspektin e rregullimeve të kohës së punës, zgjedhjeve profesionale dhe pagesës. Sipas ndarjes së të dhënave nga Shteti Anëtar i BE-së sugjeron që hendeku gjinor në ofrimin e kujdesit është mjaft i ndikuar nga normat sociale dhe kulturore. Sipas të dhënave të studimit (EQLS 2016) pasqyrohet përqindja e burrave dhe grave që janë të punësuar në Shtetet Anëtare dhe kujdesen rregullisht për fëmijët ose nipërit e mbesat, të renditur sipas madhësisë së hendekut – duke filluar nga mungesa e këtij boshllëku në Danimarkë drejt një hendeku prej 34 për qind në Greqi.

Nevoja për të ndarë punën dhe kujdesin mund të zgjasë gjatë pjesës më të madhe të kohës në punë nëse i përfshin të dyja, si kujdesin e fëmijëve dhe të të rriturve në varësi. Hendeku gjinor në kujdesin ndaj fëmijëve është më i gjerë në moshat e reja, ndërsa për kujdesin e të rriturve është veçanërisht i gjerë në grupmoshat 50-64 vjeç, ku një e katërta e grave të paguara (krahasuar me 17% të meshkujve) raportojnë se ofrojnë kujdes të paktën një herë në javë për një anëtar të familjes së sëmurë ose me aftësi të kufizuar.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

Rinia – Dialogu – Pushteti Vendor

Në datë 14 Nëntor, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e parë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Mini-Forumi në shkollën 9-vjeçare “Sadi Tatani”

Mini-forumi i radhës u organizua në ambjentet shkollës 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’, Njësia Administrative Synej fshati Rrakull, bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme.

Takimi i parë së Platformës së Dialogut

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes ju fton në Takimin e Parë, të Platformës së Dialogut Rinor, i cili do të zhvillohet në datën 03 Nëntor 2023, ora 14.00, salla e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’, Kavajë.

Takimet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Golem

Takimet me nxënësit e shkollës së Mesme Profesionale në Golem, bashkia Kavaje kishin si qëllim identifikimin dhe diskutimin e nevojave dhe problematikave që ata shohin në komunitetin e tyre të zonës, si dhe dhënia e sugjerimeve për ndërhyrje përmes nismave komunitare.

Forumi Tematik Rinor i Kavajës II – Nisja e rrugëtimit

Forumi Tematik Rinor i Kavajës ka nisur këto ditë rrugëtimin e ri, ku shumë anëtarë të rinj nga zonat urbane dhe rurale të Kavajës kanë shprehur dëshirën e tyre t’i bashkohen këtij forumi. Gjatë takimeve të para identifikuese, me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian si një hallkë e rëndësishme për përzgjedhjen e të rinjve, takimet me grupe të vogla mes të rinjve, na ndihmuan të identifikojmë të rinjtë e tjerë nga klasat e 9-ta dhe shkollat e mesme të Kavajës, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e forumit në këtë fazë të dytë.

Bëhu dhe ti anëtar/e

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në partneritet me Bashkinë Kavajë fton të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç nga Kavaja, nga qyteti dhe fshati, të bëhen pjesë e ‘Forumit Tematik Rinor’ të Kavajës, në fazën e dytë që sapo kemi nisur.

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X