Rinia – Dialogu & Pushteti Vendor

Në datë 14 Nëntor, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e parë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Qëllimi i këtij takimi ishte ndërtimi i një marrëdhënie konstruktive dialogu, e cila do të shërbejë në krijimin e Platformës së Dialogut Rinor, e cila si objektiva:

  • Të krijojë një hapësirë komunikimi efektive mes të rinjve dhe përfaqësuesve të lartë të bashkisë Kavajë;
  • Të udhëhiqet nga parimet e advokacisë, transparencës dhe llogaridhënies mes të rinjve dhe pushtetit lokal;
  • Të kontribuojë në adresimin nga të rinjtë të problematikave të të rinjve dhe të komunitetit tek përfaqësuesit e Bashkisë Kavajë;

Rreth 40 pjesëmarrës, përfaqësues nga Programi ReLOaD2/UNDP, sektorë të ndryshëm të Bashkisë Kavajë: Shërbime Sociale, Sektori i Rinisë, Turizmit, Policia Bashkiake, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë etj., anëtarë të Forumit Tematik Rinor në Kavajë, anëtarë të Këshillit Rinor Vendor të bashkisë Kavajë dhe përfaqësues të shoqërisë civile morën pjesë në këtë takim.

Disa nga problematikat e adresuara ishin të lidhura me çështjet e rinisë, mjedisit, përfshirjes dhe angazhimit të tyre në proceset vendimmarrëse, aktiviteteve argëtuese dhe edukative për të rinjtë etj.

“E vlerësojë shumë nismën e re të këtij projekti, për krijimin e Platformës së Dialogut Rinor në qytetin tonë, për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin me të rinjtë dhe për të adresuar çështjet e rinisë dhe komunitetit, tek vendimarrësit. Kjo na bën më të përgjegjshëm dhe më të motivuar në misionin tonë” – u shpreh Leon Merhori, anëtar i Këshillit Rinor Vendor në Bashkinë Kavajë

Përfaqësuesit e bashkisë ishin mjaft të hapur dhe transparentë gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, duke i mirëpritur të gjitha problematikat/nevojat e adresuara nga të rinjtë, si dhe duke ofruar alternativa dhe mundësi konstruktive për zgjidhje në një kohë sa më të afërt.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X