Të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në Kavajë, takohen, bashkëbisedojnë dhe ndajnë mendime dhe ide të ndryshme mbi çështjet e të rinjve dhe komunitetit të Kavajës.

Motivimin e tyre për të qenë aktivë e kanë përcjellë edhe tek disa djem dhe vajza të ardhur rishtazi, të cilët kanë shprehur dëshirën për t’u bërë anëtar të FTR Kavajë.

  • ‘Qëllimi im është për të mësuar gjëra të reja’ – Valani, anëtar i ri
  • ‘Për tu bërë pjesë më aktive e komunitetit dhe për të mësuar gjëra të reja, si dhe për të krijuar shoqëri të reja’ – Ilma, anëtare e re
  • ‘Qëllimi im në këtë forum është që ta bëj qytetin tim një vend më të pëlqyeshëm për të rinjtë’ – Dean, anëtar i ri

Anëtarët e rinj u ndjenë mjaft të lirshëm në komunikimin mes tyre dhe shpesh drejtonin pyetje për të njohur edhe më shumë aspekte rreth aktivizmit dhe mënyrave të tij.

Të rinjtë ishin mjaft aktivë në diskutimet e tyre, duke krijuar një frymë bashkëpunimi dhe pozitiviteti mes tyre, ku gjatë takimit u diskutuan edhe ide të reja për zhvillimin e nismave komunitare.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
sqAlbanian