Në fund të vitit që lamë pas, 25 të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në bashkëpunim me Këshillin Vendor Rinor në Kavajë ideuan dhe organizuan nismën komunitare, në mbështetje të familjeve në nevojë.

Të rinjtë shpërndanë 14 pako me ushqime për familjet në nevojë në bashkinë e Kavajës, duke treguar motivimin dhe gadishmërinë e tyre për të shkuar në 14 familjet e komunitetit që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

‘Kam shumë dëshirë të marr pjesë në këto nisma për të kontribuar sadopak për komunitetin tim dhe për të treguar që ne si të rinj duhet të jemi më shumë aktivë dhe mbrojtës të të drejtave të tyre’ – shprehet Aila, anëtare e forumit.

Familjet e përzgjedhura e mirëpritën nismën dhe ishin mjaft falenderues ndaj të rinjve dhe kontribuesve për mbështetjen e dhënë.

Kjo nismë u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X