25 të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në Kavajë morën pjesë në trajnimin e radhës, si pjesë e ciklit të trajnimeve që po organizohen me të rinjtë e forumit. Pjesë e trajnimit ishin edhe të rinjtë nga zonat rurale të bashkisë Kavajë.

Të rinjtë morën informacione për disa çështje si:
Çfarë është komunikimi dhe rëndësia e një komunikimi efektiv;
Aftësitë dhe strategjitë e komunikimit; Komunikimi verbal dhe jo-verbal.
Aftësitë e të menduarit; Përfitimet dhe rëndësia e zhvillimit të mendimit kritik;

Të rinjtë u përfshinë aktivisht në punët me grupe, duke prezantuar dhe shkëmbyer idetë dhe mendimet e tyre, diskutuan dhe përcollën tek njëri-tjetri opinione dhe këndvështrimet e tyre mbi temat e dhëna.

Të rinjë përmes trajnimit kanë rritur kapacitetet nivelin e ndërgjegjësimit, gjë e cila do t’ju shërbejë në rritjen dhe të kuptuarit e aktivizmit të tyre në shërbim të komunitetit të Kavajës.

“Çështjet e trajtuara në trajnim ishin mjaft interesante dhe mora informacione që do më shërbejnë në jetën personale dhe në organizimin brenda forumit” – shprehet, Sindi, anëtare e forumit.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X