Këtë fundjavë 25 të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në Kavajë morën pjesë në trajnimin e radhës, dhe morën informacione për disa çështje si: të drejtat e të rinjve dhe gjithëpërfshirjen sociale, grupet vulnerable dhe problematikat, pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në vendimmarrje, si pjesë e ciklit të trajnimeve që po organizohen me të rinjtë e forumit.
Të rinjtë janë përfshirë në punët me grupe, duke prezantuar dhe shkëmbyer idetë dhe mendimet e tyre, kanë diskutuar dhe përcjellë tek njëri-tjetri opinione dhe këndvështrimet e tyre mbi temat e dhëna.
Të rinjë përmes trajnimit kanë rritur kapacitetet nivelin e ndërgjegjësimit, gjë e cila do t’ju shërbejë në rritjen dhe të kuptuarit e aktivizmit të tyre në shërbim të komunitetit të Kavajës.
“Trajnimet më kanë ndihmuar të kuptojë çështje të ndryshme, të rrisë informacionet që nuk i kam mësuar në lëndët e shkollës” – shprehet, Xhesika anëtare e forumit.
Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/12/01-3-1024x1024.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/12/02-3-1024x1024.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/12/03-3-1024x1024.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/12/04-3-1024x1024.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/12/05-3-1024x1024.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/12/06-3-1024x1024.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/12/07-2-1024x1024.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/12/08-2-1024x1024.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/12/09-2-1024x1024.jpg)
![](https://acfd.org.al/wp-content/uploads/2023/12/10-1-1024x1024.jpg)