Mini-forumi i katërt u organizua në ambjentet e Shkollës së Mesme ‘Aleksandër Moisiu’ bashkia Kavajë, më datë 15/12/2023.

Qëllimi i takimit: Identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme. 35 nxënës (15 vajza dhe 20 djem) pjesëmarrës në këtë takimishin nga klasat e X dhe XI të shkollës së mesme Aleksandër Moisiu dhe Shkollës 9-vjeçare ‘Mehmet Babamusta’ në Kavajë. 

Koordinatorja e projektit bëri hapjen e takimit dhe bëri përmbledhjen e qëllimit dhe objektivave të projektit, si dhe ju prezantoi rolin e Forumit Tematik Rinor në Kavajë.

Aila, anëtarja e forumit ju tregoi moshatarëve të saj rreth eksperiencës në forum, aktivitetet e realizuara nga forumi dhe më pas diskutimi u ndal rreth problematikave dhe nevojave që ata kanë në komunitetin e shkollës dhe zonën e banimit, duke ju referuar këto pyetje:

– Si mendoni a ka probleme/nevoja që shqetësojnë komunitetin ku jetoni?

– Çfarë nevojash ju mungojnë në shkollën tuaj?

– Çfarë mund të bëjmë konkretisht ne si të rinj për komunitetin?

– Cilat janë disa ndërhyrje që do të propozoni për problematikat e komunitetit?

Të rinjtë ishin mjaft aktivë në diskutime, ata e vunë theksin kryesisht në këto nevoja:

  • Nevoja e të pasurit një mjedis të pastër në komunitet
  • Nevoja për investime në infrastrukturën e rrugëve dhe ndriçimin, në lagjet periferike të Kavajës
  • Ndihma ndaj familjeve në nevojë dhe shpërndarja e pakove me ushqime
  • Krijimi i hapësirave sportive dhe argëtuese për të rinjtë
  • Shtimi i stolave në parkun e qytetit
  • Pasurimi dhe shtimi i titujve të rinj të librave në bibliotekën e qytetit dhe të shkollës
  • Pastrimi i ambjenteve në zonat rurale të bashkisë Kavajë

Të gjitha nevojat e adresuara për këtë komunitet do të trajtohen me anëtarët e forumit gjatë takimeve periodike, për të evidentuar nisma të mundshme për komunitetin në bashkinë Kavajë.

Në pamundësi të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të bashkisë në takim, të gjitha problematikat e adresuara do të prezantohen përpara përfaqësuesve të bashkisë Kavajë, gjatë zhvillimit të takimeve të Platformës së Dialogut Rinor Kavajë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Falenderojmë të rinjtë për pjesëmarrjen dhe angazhimin e anëtarëve të Forumit Tematik Rinor në realizimin e aktiviteteve të projektit.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X