Vijojmë të zhvillojmë takimet tona periodike me anëtarët e Forumit Tematik Rinor në Kavajë, ku gjatë kësaj periudhe forumi ka mirëpritur edhe anëtarë të tjerë të rinj, të cilët kanë shfaqur interes për të qenë pjesë e tij.
Anëtarët e angazhuar në fazën e parë kanë qenë protagonistët e këtij takimi, duke ju treguar eksperiencën e tyre me forumin, anëtarëve më të rinj. Ata kanë ndarë mendimet dhe idetë e tyre për angazhimet me forumin. Gjatë këtij takimi u vendos theksi në ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të rinj mbi çështjet e ndryshme, si një mundësi për përfitimin e shprehive dhe aftësive të nevojshme.

Ky takim u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
sqAlbanian