25 të rinjtë e Forumit Tematik Rinor morën pjesë në trajnimin e dytë, i cili kishte në fokus trajtimin e çështjeve kryesore mbi të drejtat e të rinjve, mbrojtjen, respektimin dhe mënyrën e ushtrimit të tyre, advokimin tek pushteti lokal, përfshirja dhe aktivizimi në proceset vendimmarrëse, angazhimi në aksionet vullnetare dhe bashkëpunimi me strukturat e tjera rinore në Kavajë (KVR).

Aktivizimi, energjia dhe dëshira për të dhënë idetë e tyre u konkretizua në punët me grupe, ku dhanë ide konkrete mbi hapat që duhet të ndjekin, veprimet që duhen të ndërmarrin për të bashkëpunuar dhe për të arritur rezultate konkrete.

Fryma e grupit mes anëtarëve krijoi një sinergji mjaft të bukur, ku të rinjtë bashkëpunuan mes tyre dhe respektonin idetë e njëri-tjetrit, duke shkëmbyer mendime, ide dhe eksperienca të ndryshme. Anëtarët më të vjetër të forumit shërbyen si udhërrëfyes gjatë diskutimeve dhe punëve në grupe për anëtarët më të rinj.

Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
sqAlbanian