Mini-Forumi i 7të i Forumit Tematik Rinor Kavajë me bashkëmoshatarët e tyre

Sinergjia mes të rinjve të FTR-së dhe bashkëmoshatarëve u transmetua dukshëm edhe në mini-forumin e radhës me të rinjtë e shkollës 9-vjeçare ‘Mehmet Babamusta’ bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Forumit Teamatik Rinor të Kavajës, identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme. Mbi 30 të rinj (djem dhe vajza) pjesëmarrës në këtë takim ishin nxënës nga klasat e 9-ta.

Anëtarët e forumit, Ensi, Lorenci, Fiona dhe Ester drejtuan mini-forumin me bashkëmoshatarët e tyre, ku nevojat e përcjella nga nxënësit ishin të shumta. Disa prej nevojave më kryesore të identifikuara ishin si vijon:

  • Organizimi i aktiviteteve kulturore dhe sportive mes shkollave dhe qyteteve;
  • Të shihet me prioritet çështja e mjedisit dhe të ketë më shumë aktivitete me karakter mjedisor;
  • Kërkojmë që bashkia dhe institucionet lokale të zhvillojnë programe për punësimin dhe sipërmarrjet (start-up) për të rinjtë e papunë;
  • Të ketë një vend ku të rinjtë të takohen dhe të marrin falas kurse të ndryshme për të zhvilluar talentet;

Të gjitha nevojat e adresuara në këtë takim do të trajtohen me anëtarët e forumit gjatë takimeve periodike, për të evidentuar nisma të mundshme për komunitetin në bashkinë Kavajë. Gjithashtu të gjitha problematikat e adresuara do të prezantohen përpara përfaqësuesve të bashkisë Kavajë, gjatë zhvillimit të takimeve të Platformës së Dialogut Rinor Kavajë.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit ‘Forumi Tematik Rinor-një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë, i cili po zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 – ReLOaD2, dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X