Aksioni vullnetar i pastrimit nga të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në bashkinë Kavajë u udhëhoq nga këto sllogane:

  • ‘Mjedisi është pasuria e vetme që kemi! Është pasuria jote, pasuria ime, pasuria jonë!’
  • ‘Mjedis i pastër Jetë e Shëndetshme!’
  • ‘Mbani Ambjentin tuaj pastër, ashtu siç mbani Shtëpinë tuaj’

Këtë të shtunë 30 djem dhe vajza nga Forumi Tematik Rinor dhe të rinjtë të tjerë të Kavajës u bënë së bashku dhe ndërmorrën aksionin vullnetar të pastrimit në bregdet.

Edhe pse moti nuk ishte shumë i favorshëm për këtë aksion, kjo gjë nuk i ndali të rinjtë për ta çuar deri në fund aksionin e tyre.

Të rinjtë u shpërndanë në grupe të vogla dhe në rreth 500m vijë bregdetare pastruan dhe mblodhën mbeturinat e hedhura, ku kishte një mori shishesh plastike dhe mbetje të tjera plastike, duke e bërë një zonë të ndotur dhe të rrezikuar. Të gjithë thasët e mbushur me mbeturina u hodhën në pikat e grumbullimit me kontinierë.

Të rinjtë e forumit në Kavajë do të vijojnë t’a zhvillojnë këtë aksion pastrimi edhe në muajt në vazhdim, në dy zona të tjera të bregdetit, në Malin e Robit dhe në Karpen.

‘Ky aksion ishte i duhur për tu zhvilluar, ku të gjithë së bashku kuptuam se duhet të jemi më të përgjegjshëm në veprimet tona dhe duhet të mbrojmë mjedisin se është pasuri e jona’– shprehet Erik dhe Klejton, anëtarë të forumit.

Çështjet mjedisore janë një nga çështjet më të diskutuara nga të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në takimet me përfaqësues të bashkisë Kavajë edhe në takimin e fundit në Janar 2024 të Platformës së Dialogut Rinor, ku u referua me mjaft shqetësim si një çështje mjaft e ndjeshme që ka nevojë emergjente për të ndërhyrë dhe për të përmirësuar situatën në të cilën ndodhet.

Ajo çfarë u vu re nga të rinjtë gjatë kësaj dite ishte që në këtë zonë bregdetare nuk kishte asnjë kosh për konsumin individual, prandaj është shumë e nevojshme prania e këtyre koshave në këto mjedise, për hedhjen e mbeturinave, që bregdeti të jetë më i pastër.

Kjo nismë u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X