Ne të gjithë duam që fëmijët të kenë një kohë të shkëlqyer gjatë pushimeve verore, por mbajta e tyre për 6 javë duke u zbavitur mund të jetë e vështirë për tu arritur. Por mos krijoni panik. Ka në të vërtetë një sërë metodash efektive për t’ju ofruar fëmijëve gjëra që ata mund ti bëjnë gjatë verës me qëllim që të kalojnë një kohë efektive, ku përvec argëtimit, të mësojnë dhe ta zënë kohën me lojëra dhe aktivitete të shëndetshme.

Duam t’ju ofrojmë disa ide …

Sfida e të lexuarit në verë

Do t’ju këshillonim të regjistroni fëmijën tuaj në bibliotekën e qytetit pranë zonës tuaj të banimit. Fëmijës mund t’i kërkohet të lexojë një numër të caktuar librash nga biblioteka ku është regjitruar dhe në përfundim të sfidës ti ofrohet një shpërblim. Mendojmë që biblioteka është një mundësi e mirë për të nxitur fëmijën në botën e leximit dhe formimit, si dhe të mësuarit për përballimin e një sfide.

Ti mbash fëmijët në kushte leximi gjatë verës është një ide shumë mirë për ti edukuar ata gjithashtu. Studimet kërkimore tregojnë se fëmijët që nuk lexojnë ose lexojnë rrallë gjatë verës kanë një rënie në aftësitë e tyre të leximit. Pra e gjithë puna e vështirë që ata kanë bërë gjatë vitit në shkollë do ti përballte ata me vështirësi gjatë vitit të ri shkollor.

Të gjitha llojet e tw lexuarit të zakonshëm mund të ndodhin gjatë verës dhe kjo do të vlente edhe për t’i inkurajuar. Disa ide mund të përfshijnë: leximi i fabulave, përrallave, leximi i recetave, leximi i një liste pazaresh etj. ose ndoshta edhe leximi në një vend që po vizitoni.

Mbajtja e një ditari

Ashtu si me leximin, 6 javë pa shkruar mund të cojnë në humbjen e aftësive të fituara më parë, kështu që është një gjë e mirë për t’i mbajtur fëmijët të shkruajnë rregullisht edhe gjatë verës. Intensiteti do të jetë më i ulët se në shkollë, por pak kohë në ditë do t’ju shërbente në ruajtjen e aftësive të tyre të të shkruarit.

Një nga mënyrat më të mira që unë kam gjetur për ta mbajtur këtë cdo ditë është t’u siguroj fëmijëve materiale për të krijuar një revistë verore. Ne zakonisht përdorim një bllok të madh ku kanë mbetur fletë të pambaruara ose një fletore të madhe bosh.

Fillimi i një dite të përditshme dhe mbarimi deri në mbrëmje është një mënyrë e bukur për të inkurajuar fëmijët tuaj të reflektojnë dhe të vlerësojnë gjërat e mira që kanë ndodhur çdo ditë. Ata mund të shkruajnë disa rreshta, të pikturojnë dhe ngjisin diçka që t’ju kujtoj atyre ditë të tilla si p.sh një biletë kinemaje ose muzeu. Kjo nuk është vetëm e mirë për shkathtësitë e tyre të shkrimit, por inkurajon gjithashtu vlerësimin mbi gjërat që kanë ndodhur. Ky ditar do të ishte si një thesar për ta parë përsëri në vitet që do të vijnë.

Aktivitetet shtohen…

Matematika është pjesë e rëndësishme e lidhur me jetën tonë të përditshme gjë që do të ishte e lehtë që ti mbanim fëmijët duke numëruar gjatë verës. Që nga gatimi në shtëpi dhe matja e përbërësve, blerja e ushqimeve në supermarket apo blerja e veshjeve në dyqan apo qendër tregtare etj. të gjitha janë veprimtari të lidhura me matematikën dhe llogaritjen. Të gjithë fëmijët, pa marrë parasysh moshën e tyre, kanë tendencë të zhvillohen kur marrin përgjegjësi dhe kur përpiqen për të arritur sfidat. Të bësh veprime llogaritëse/matematikore për detyra të vërteta do të mbajë trurin e tyre zgjuar dhe do t’i ndihmojë ata të kuptojnë se sa e dobishme është angazhimi gjatë ditëve verore.

Të mësuarit në mënyrë sa më natyrale

Pushimet verore ofrojnë mundësi shumë të mira për fëmijët dhe prindërit për të ndërvepruar dhe për të kaluar një kohë efektive dhe të dobishme me njëri tjetrin; nga ekskursionet në muze, piknikun në mal, vizatime dhe ngjyrosje në fletë apo telajo, nga plazhi në bregdet dhe bërja e punëve artistike me guaska dhe gurë, udhëtime me biçikleta, duke bërë ëmbëlsira dhe receta guzhine, të përdorim gjëra të riciklueshme, apo duke ndihmuar të tjerët. Pushimet verore sigurojnë një hapësirë ​​për fëmijët që të luajnë për orë të tëra dhe të vazhdojnë të mësojnë në mënyra të reja dhe të larmishme.

Të mësuarit mund të vij shumë natyrshëm. Të mësuarit nuk është kurrë i nevojshëm të vij i ngurtë dhe formal. Një nga gjërat më të mira në lidhje me pushimet verore është që ju të shihni që fëmijët tuaj të zhvillohen dhe të mësojnë ndërsa vazhdojnë të rriten çdo ditë.

Ju urojmë të gjithëve një verë të mrekullueshme dhe plot surpriza për fëmijët tuaj!

Burimi: Collins4parents

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X