Adoleshentët dhe marrëdhëniet e tyre me familjen

Adoleshentët kanë nevojë për dashuri dhe mbështetje nga prindërit në një kohë kur shumë gjëra të tjera në jetën e tyre po ndryshojnë. Ju mund ta mbani marrëdhënien me fëmijën tuaj adoleshent të fortë përmes aktiviteteve të zakonshme dhe të përditshme.

Adoleshentët dhe prindërit: faktet: Shumë njerëz mendojnë se familjet bëhen më pak të rëndësishme për fëmijët, teksa kalojnë në vitet e adoleshencës. Por në fakt fëmija juaj (tashmë adoleshent) ka nevojë për familjen dhe mbështetja që ajo i ofron ka edhe më shumë rëndësi se sa kur fëmija ishte më i/e vogël. Është e vërtetë që marrëdhëniet familjare ndryshojnë gjatë adoleshencës. Kur fëmija juaj ishte më i/e vogël, roli juaj ishte ta ushqente dhe ta udhëzonte. Tani mund të shohësh që marrëdhënia me fëmijën tënd po bëhet më e barabartë.

Shumica e të rinjve dhe familjeve të tyre kanë disa ulje dhe ngritje gjatë këtyre viteve, por gjërat zakonisht përmirësohen nga adoleshenca e vonë kur fëmijët bëhen më të pjekur. Marrëdhëniet familjare kanë tendencë të qëndrojnë të forta.

Për adoleshentët, prindërit dhe familja e tyre janë një burim kujdesi dhe mbështetje emocionale. Familjet u japin adoleshentëve ndihmë praktike, financiare dhe materiale. Madje një pjesë e adoleshentëve ende duan të kalojnë kohë me familjet e tyre, duke ndarë idetë dhe duke u argëtuar.

Është normale që adoleshentët të jenë me humor të ndryshueshëm ose të duken jo komunikues, por ata ende kanë nevojë për ju. Fëmija juaj ende dëshiron që ju të përfshiheni në jetën e saj/tij, edhe pse herë pas here qëndrimi, sjellja ose gjuha e trupit mund të duket sikur nuk e duan.

Pse fëmija juaj ka nevojë për ju: Adoleshenca mund të jetë një kohë e vështirë – fëmija juaj po kalon ndryshime të shpejta fizike dhe emocionale. Të rinjtë nuk janë gjithmonë të sigurt se ku mund dhe si të përshtaten, dhe ata janë ende në përpjekje ta përpunojnë veten e tyre. Adoleshentët gjithashtu kanë nevojë për mbështetje pasi është edhe koha kur moshatarët influencojnë marrëdhëniet.

Mbështetja e njëri-tjetrit mund të jetë jetike për të kapërcyer këto sfida.

Gjatë kësaj kohe familja juaj mund të jetë një bazë e sigurt emocionale, ku fëmija juaj të ndihet i dëshiruar dhe i pranuar, pavarësisht se çfarë po ndodh gjatë gjithë jetës së tij/saj. Familja juaj mund të ndërtojë dhe mbështesë besimin, vetë-besimin, optimizmin dhe identitetin e fëmijës suaj.

Kur familja juaj përcakton rregullat, kufijtë dhe standardet e sjelljes, ju i jepni fëmijës tuaj një ndjenjë të qëndrueshmërisë dhe parashikueshmërisë. Dhe e besoni apo jo, por përvojat dhe njohuritë e jetës tuaj mund të jenë me të vërtetë të dobishme për fëmijën tuaj.

Marrëdhëniet mbështetëse dhe të ngushta familjare mund të zvogëlojnë sjelljen e rrezikshme gjatë periudhës së adoleshencës, siç janë alkooli dhe përdorimi i drogave të tjera, si dhe probleme të tilla si depresioni. Marëdhëniet e adoleshentit me familjen gjithashtu mund të rrisin ndjenjat dhe dëshirën e tij/saj lidhur me shkollën.

Marrëdhëniet e forta familjare mund të kërkojnë punë dhe rrugë të gjatë për të arritur në një të rritur të përshtatur mirë, të kujdesshëm dhe të dashur.

Këshilla pozitive mbi ndërtimin e marrëdhënies familjare

Gjërat e zakonshme, e të përditshme që bëjmë së bashku në familje, mund të ndihmojnë në mbështetjen dhe ndërtimin e marrëdhënieve të forta me adoleshentët.

Më poshtë janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë ju dhe familjen tuaj:

Konsumimi i vakteve të rregullta familjare janë një shans i madh për të gjithë anëtarët e familjes të bisedojnë rreth ditës së tyre, ose për gjëra interesante që po ndodhin ose që do të ndodhin. Gjithashtu, shumë familje vlerësojnë se ushqimi është më i këndshëm dhe kur TV është lënë mënjanë!

Përpiquni të planifikoni kohë për t’u zbavitur me familjen – të gjithë ju mund të zgjidhni aktivitete të ndryshme. Një ditë pushimi relaksuese në fundjavë së bashku si një familje mund të ndërtojnë gjithashtu edhe marrëdhënien e ngushtë.

  • Kalimi i kohës vetëm për vetëm me fëmijën tuaj adoleshent ju jep mundësinë të shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit. Mund të jetë gjithashtu një shans për të ndarë mendimet dhe ndjenjat. Nëse mundeni, përpiquni të gjeni mundësitë që secili prind të ketë kohë me fëmijën tuaj.
  • Festoni arritjet e fëmijës tuaj, ndani zhgënjimet e tij dhe tregoni interes në dëshirat e tij/saj. Ju nuk do ju duhet të shpenzoni shumë kohëpër këtë – nganjëherë është vetëm çështja për të parë fëmijën tuaj kur të luajë sport ose muzikë, ose duke e çuar atë në aktivitete jashtëshkollore.
  • Traditat, rutinat dhe ritualet familjare mund t’ju ndihmojnë ju dhe fëmijën tuaj për të lënë mënjanë monotoninë e zakonshme të ditëve. Për shembull, mund të keni një natë të filmit së bashku, një vakt të preferuar ose seancë gatimi në një natë të vecantë, një lojë familjare pasditeve ose në një mbrëmje të ecin së bashku.
  • Dakordësia mbi përgjegjësitë familjare u japin fëmijëve të të gjitha moshave ndjenjën se po japin një kontribut të rëndësishëm në jetën familjare. Këto mund të jenë gjëra të tilla si punët, pazaret ose ndihma e anëtarëve të moshuar ose më të rinj të familjes.
  • Kufijtë dhe pasojat iu japin adoleshentëve një ndjenjë sigurie, strukturimi dhe parashikueshmërie. Rregullat e miratuara ndihmojnë fëmijën tuaj të dijë se cilat standarde zbatohen në familjen tuaj dhe çfarë do të ndodhë nëse ajo/ai i kalon kufijtë.
  • Të ketë takime/biseda familjare për të zgjidhur problemet. Këto i japin të gjithë anëtarëve të familjes një shans për t’u dëgjuar dhe për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes.

Burimi: Healthy Families BC

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

Rinia – Dialogu – Pushteti Vendor

Në datë 14 Nëntor, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e parë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Mini-Forumi në shkollën 9-vjeçare “Sadi Tatani”

Mini-forumi i radhës u organizua në ambjentet shkollës 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’, Njësia Administrative Synej fshati Rrakull, bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme.

Takimi i parë së Platformës së Dialogut

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes ju fton në Takimin e Parë, të Platformës së Dialogut Rinor, i cili do të zhvillohet në datën 03 Nëntor 2023, ora 14.00, salla e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’, Kavajë.

Takimet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Golem

Takimet me nxënësit e shkollës së Mesme Profesionale në Golem, bashkia Kavaje kishin si qëllim identifikimin dhe diskutimin e nevojave dhe problematikave që ata shohin në komunitetin e tyre të zonës, si dhe dhënia e sugjerimeve për ndërhyrje përmes nismave komunitare.

Forumi Tematik Rinor i Kavajës II – Nisja e rrugëtimit

Forumi Tematik Rinor i Kavajës ka nisur këto ditë rrugëtimin e ri, ku shumë anëtarë të rinj nga zonat urbane dhe rurale të Kavajës kanë shprehur dëshirën e tyre t’i bashkohen këtij forumi. Gjatë takimeve të para identifikuese, me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian si një hallkë e rëndësishme për përzgjedhjen e të rinjve, takimet me grupe të vogla mes të rinjve, na ndihmuan të identifikojmë të rinjtë e tjerë nga klasat e 9-ta dhe shkollat e mesme të Kavajës, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e forumit në këtë fazë të dytë.

Bëhu dhe ti anëtar/e

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në partneritet me Bashkinë Kavajë fton të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç nga Kavaja, nga qyteti dhe fshati, të bëhen pjesë e ‘Forumit Tematik Rinor’ të Kavajës, në fazën e dytë që sapo kemi nisur.

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X