Konsultimi dhe Validimi i Prioriteteve të Rinisë bashkia Kavajë

Takimi i parë i Forumit Tematik Rinor u mbajt në ­­­­Sallën e Këshillit Bahkiak, bashkia Kavajë, më 18/07/2022, ora­­­­ 10.00, sipas programit në vijim:

  • Identifikimi i të rinjve dhe krijimi i Forumit Tematik Rinor në Bashkinë Kavajë
  • Konsultimi dhe validimi i prioriteteve të thirrjes së dedikuar rinisë në Bashkinë Kavajë në kuadër të projektit ReLOaD2
    • Prioriteti 1: Pjesëmarrje aktive e të rinjve në struktura rinore
    • Prioriteti 2: Plane /dokumenta strategjike për rininë
    • Prioriteti 3: Ngritja dhe funksionimi i Qendrës Rinore

Lehtësimi i takimit u bë nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes. Punonjësi i bashkisë znj. Ina Lushka, koordinator i Projektit ReLOaD2 për bashkinë Kavajë, iu shpjegoi të pranishmëve se prioritetet e konsultuara me të rinjtë janë të përpiluara në përputhje me dokumentet e bashkisë për rininë dhe do të shërbejnë për formulimin e kontekstit të Thirrjes Publike për Propozime dedikuar rinisë.

Të rinjtë e pranishëm në takim, propozuan prioritetet në vijim për t’u përfshirë në kontekstin e thirrjes publike për projekt propozime dedikuar rinisë:

Prioritet 1: Pjesëmarrja aktive e të rinjve në struktura rinore

Prioritet 2: Plane/dokumenta strategjike për rininë

Prioritet 3: Ngritja dhe funksionimi i Qendrës Rinore

Anëtarët e Forumit Tematik Rinor propozuan Prioritet 4: Siguria në internet dhe ulja e rriskut të ekspozimit të efekteve negative të tij ndaj të rinjve;

Tre grupe pune me të rinjtë pjesëmarrës të forumit, krijuan një frymë interaktiviteti mes tyre, duke adresuar disa sugjerime dhe rekomandime të vlefshme në mbështjetje të prioriteteve të evidentuara nga sektori i Rinisë Bashkia Kavajë.

Ky projekt mbeshtetet nga Programi Rajonal per Demokracine Vendore ne Ballkanin Perendimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X