Projekti «Forumi Tematik Rinor – Një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë»

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes do të zbatojë në partneritet me bashkinë Kavajë projektin “Forumet Tematike Rinore – Një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë!” në Bashkinë Kavajë dhe njësitë administrative të saj.

Ky projekt zhvillohet në kuadër të Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 – ReLOaD2, financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Projekti do të kontribuojë në riaktivizmin e të rinjve, duke u fokusuar në krijimin dhe funksionimin e një instrumenti të quajtur ‘Forumi Tematik Rinor’. Ky mekanizëm do të nxisë angazhimin aktiv të të rinjve dhe do të promovojë pjesëmarrjen e të rinjtve në komunitet, në bashkinë Kavajë. Bashkia Kavajë, në sajë të kësaj ndërhyrje pritet gjithashtu që të rrisë përgjegjshmërinë e saj si një strukturë e qeverisjes vendore dhe të përmirësojë ofrimin e shërbimeve lokale për të rinjtë, përfshirë këtu ofrimin e shërbimeve edhe për të rinjtë që i përkasin grupeve vulnerabël, bazuar në moshën, gjininë dhe faktorët e vulnerabilitetit. Ndërhyrja e propozuar bazohet në parimin e përfshirjes sociale, luftimin e përjashtimit social dhe promovimin e praktikave pozitive, me synimin për të nxitur angazhimin rinor dhe iniciativat bazë dhe për t’i bërë këto iniciativa të vetë-qëndrueshme dhe afatgjata.

Objektiv i përgjithshëm i projektit është të rrisë angazhimin rinor dhe kapacitetet e të rinjve për të adresuar problematikat e komunitetit në Bashkinë e Kavajës, përmes funksionimit të Forumeve Tematike Rinore. Objektivat specifike të projektit do të jenë:

  1. lidhur me tematikën e Mobilitetit dhe përfshirja sociale; të Drejtat e të Rinjve; Organizimi Komunitar dhe Përfshirja Sociale; Komunikimi Efektiv; Advokacia dhe Monitorimi;

Aktivitetet e projektit:

Aktivitet 1. Procesi i identifikimit, krijimi dhe angazhimi i të rinjve në Forumin Tematik Rinor

Aktivitet 2: Pesë trajnime një-ditore me të rinjtë e Forumit Tematik Rinor

Aktivitet 3: Mini-forume me bashkëmoshatarë

Aktivitet 4: Identifikimi dhe zbatimi i aksioneve komunitare të vogla dhe të mëdha nga të rinjtë e Forumit dhe të Kavajës

Target grupi kryesor i projektit do të jenë të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjec, ku të rinjtë e marxhinalizuar, dhe nga zonat rurale do të kenë prioritet.

Rezultatet e pritura të projektit:

Rezultati 1: Forumi Tematik Rinor do të jetë një platformë fluide për të rinjtë dhe të bëhen pjesë aktive e forumit për të advokuar mbi problematikat që shqetësojnë komunitetin e bashkisë Kavajë;

Rezultati 2: Të rinjtë bëhen promotorë të ndryshimit për komunitetin dhe ndërmarrin nisma konkrete për adresimin e problemeve që prekin komunitetin;

Kohëzgjatja e projektit: Korrik 2022 – Maj 2023

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

Rinia – Dialogu – Pushteti Vendor

Në datë 14 Nëntor, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e parë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Mini-Forumi në shkollën 9-vjeçare “Sadi Tatani”

Mini-forumi i radhës u organizua në ambjentet shkollës 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’, Njësia Administrative Synej fshati Rrakull, bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme.

Takimi i parë së Platformës së Dialogut

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes ju fton në Takimin e Parë, të Platformës së Dialogut Rinor, i cili do të zhvillohet në datën 03 Nëntor 2023, ora 14.00, salla e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’, Kavajë.

Takimet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Golem

Takimet me nxënësit e shkollës së Mesme Profesionale në Golem, bashkia Kavaje kishin si qëllim identifikimin dhe diskutimin e nevojave dhe problematikave që ata shohin në komunitetin e tyre të zonës, si dhe dhënia e sugjerimeve për ndërhyrje përmes nismave komunitare.

Forumi Tematik Rinor i Kavajës II – Nisja e rrugëtimit

Forumi Tematik Rinor i Kavajës ka nisur këto ditë rrugëtimin e ri, ku shumë anëtarë të rinj nga zonat urbane dhe rurale të Kavajës kanë shprehur dëshirën e tyre t’i bashkohen këtij forumi. Gjatë takimeve të para identifikuese, me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian si një hallkë e rëndësishme për përzgjedhjen e të rinjve, takimet me grupe të vogla mes të rinjve, na ndihmuan të identifikojmë të rinjtë e tjerë nga klasat e 9-ta dhe shkollat e mesme të Kavajës, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e forumit në këtë fazë të dytë.

Bëhu dhe ti anëtar/e

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në partneritet me Bashkinë Kavajë fton të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç nga Kavaja, nga qyteti dhe fshati, të bëhen pjesë e ‘Forumit Tematik Rinor’ të Kavajës, në fazën e dytë që sapo kemi nisur.

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X