Një set me 12 piktura të realizuara nga nxënësit e Liceu Artistik Jordan Misja dhe Shkolla 9-vjeçare “Misto Mame”, më datë 19 prill 2018, iu dhuruan Shërbimit Onko-Hematologjik të Spitalit Pediatrik të Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Dhurimi u organizua në vijim të aktivitetit “Vizatimi i Lumturisë” të realizuar nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte shprehja dhe mbështetja me mesazhe miqësie, lumturie dhe solidariteti të fëmijëve për fëmijët, përmes tonaliteteve dhe ngjyrave në tablo.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Prof. Anila Godo, Shefe e Shërbimit të Onko-Hematologjisë QSUT, punonjëse personeli të stafit psiko-social dhe mjekësor të këtij shërbimi, mësuesit mentorë të Liceut Artistik Dr. Blegina Bezo Hasko dhe z. Emanuel Sali Koko – Skulpturë, si dhe një përfaqësi me 10 nxënësit e të dyja shkollave. Punimet e nxënësve do të vendosen në dhomat e fëmijëve të shtruar në këtë pavion.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
sqAlbanian