Vizatimi i lumturisë 24 mars 2018

Qëndra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Artistike “Jordan Misja” dhe Shkollën 9 vjeçare “Misto Mame” të Tiranës, organizuan, më 24 Mars 2018, në ambjentet e TEG, aktivitetin me temë “Vizatimi i Lumturisë” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë. Ky aktivitet u mbështet financiarisht nga partneri ynë kryesor Vitabiotics Albania, pjesë e kompanisë farmaceutike FLORIFARMA.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte inkururajimi i prindërve, stafeve pedagogjike dhe psiko-sociale të shkollave për përdorimin e arteve figurative nga fëmijët dhe të rinjtë, si mënyrë për nxitjen e lumturisë, të menduarit pozitiv dhe eliminimit të qëndrimeve e sjelljeve negative si rrjedhojë e konteksteve shoqërore ose familjare.

Aktiviteti konsistoi në prezantimin e punimeve të arteve figurative që një grup prej 12 nxënësish të të dyja shkollave kishin përgatitur për të shprehur sipas tyre konceptin e lumturisë. Një pjesë e këtyre punimeve, u përfunduan gjatë aktivitetit.

Elementë të shumtë argëtues dhe edukativë janë përfshirë si pjesë e rëndësishme e aktivitetit që targetojnë moshat fëmijërore, me face painting, vizatime, ngjyrosje, muzikë etj. të cilët do të asistohen nga të rinjë artistë dhe stafi i Liceut Artistik. Gjithashtu mesazhe me sllogane e thënie të ndryshme mbi familjen dhe lumturinë u shpërndanë për të gjithë të pranishmit.

Punimet artistike të përgatitura në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë, do t’i dhurohen Shërbimit të Onko-Hematologjisë Pediatrike të Qendrës Spitalore Universitare, Tiranë.

Gjithçka ishte ideuar për të marrë e dhënë lumturi!

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

Rinia – Dialogu – Pushteti Vendor

Në datë 14 Nëntor, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e parë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Mini-Forumi në shkollën 9-vjeçare “Sadi Tatani”

Mini-forumi i radhës u organizua në ambjentet shkollës 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’, Njësia Administrative Synej fshati Rrakull, bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme.

Takimi i parë së Platformës së Dialogut

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes ju fton në Takimin e Parë, të Platformës së Dialogut Rinor, i cili do të zhvillohet në datën 03 Nëntor 2023, ora 14.00, salla e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’, Kavajë.

Takimet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Golem

Takimet me nxënësit e shkollës së Mesme Profesionale në Golem, bashkia Kavaje kishin si qëllim identifikimin dhe diskutimin e nevojave dhe problematikave që ata shohin në komunitetin e tyre të zonës, si dhe dhënia e sugjerimeve për ndërhyrje përmes nismave komunitare.

Forumi Tematik Rinor i Kavajës II – Nisja e rrugëtimit

Forumi Tematik Rinor i Kavajës ka nisur këto ditë rrugëtimin e ri, ku shumë anëtarë të rinj nga zonat urbane dhe rurale të Kavajës kanë shprehur dëshirën e tyre t’i bashkohen këtij forumi. Gjatë takimeve të para identifikuese, me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian si një hallkë e rëndësishme për përzgjedhjen e të rinjve, takimet me grupe të vogla mes të rinjve, na ndihmuan të identifikojmë të rinjtë e tjerë nga klasat e 9-ta dhe shkollat e mesme të Kavajës, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e forumit në këtë fazë të dytë.

Bëhu dhe ti anëtar/e

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në partneritet me Bashkinë Kavajë fton të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç nga Kavaja, nga qyteti dhe fshati, të bëhen pjesë e ‘Forumit Tematik Rinor’ të Kavajës, në fazën e dytë që sapo kemi nisur.

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X