Forumi Tematik Rinor ne Kavajë nderrmerr nismen e pare komunitare, 9 Gusht 2022

🤝💝Sa emocionues, aq edhe edukativ u kthye mesdita e sotme në Shtëpinë e të moshuarve ‘Sefer Dervishi’ në Kavajë.

✅ Forumi Tematik Rinor i Kavajës iu bashkua të moshuarve në këtë qendër, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ku tematika e kësaj dite është Solidariteti mes Brezave.

🎯Ky aktivitet u ideua nga vetë të rinjtë e forumit, si pjesë e ndërmarrjes së nismave komunitare në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të ReLOaD/UNDP Juljan Papaproko, Lorena Gjergji dhe Nënkryetarja e bashkisë Kavajë znj. Valbona Mustafa.

📌Qëllimi i këtij aktiviteti ishte:
– Të rinjtë të ndërgjegjësohen dhe të rrisin interaktivitetin e tyre me moshën e tretë;
– Ndikimi tek të moshuarit mbi perceptimet dhe qëndrimet e tyre për brezat e rinj të kohës;
– Dhënia e mesazheve dhe këshillave nga të moshuarit për të rinjtë;

🎯Të rinjtë e Forumit Tematik Rinor gjatë takimit me të moshuarit bënë disa mini-aktivitete, të cilat përfshinë:
👵 Bashkëbisedim me të moshuarit mbi tema të ndryshme
🎶 Muzikë të viteve ‘90
🎨 Lyerje me bojë të stolave në oborr bashkë me të moshuarit
✍🏻 Telajo e bardhë me mesazhe ndërgjegjësuese

📌Gjatë takimit të rinjtë bashkëbiseduan me të moshuarit, shkëmbyen mendime, të moshuarit rrëfyen eksperiencat dhe sfidat e tyre mbi jetën, arsimin, profesionit gjatë viteve të shkuara të rinisë.

🎯Disa nga komentet e të moshuarve ishin:
‘Të përkushtoheni ndaj shkollës, pasi ju bën të aftë për jetën’
‘Të dëgjoni këshillat e gjyshërve dhe prindërve tuaj dhe ndiqni modelet e tyre pozitive’
‘Të kalojmë sa më shumë kohë së bashku, pasi nuk duam të ndihemi të vetmuar dhe na jepni mjaft energji të mirë’

Falënderojmë👏👏👏
UNDP Albania për mbështetjen financiare në këtë projekt.
Bashkia Kavajë për partneritetin dhe bashkëpunimin
Shtëpia e të moshuarve ‘Sefer Dervishi’ Kavajë për mikëpritjen

#ReLOaD #ReLOaDAlbania #DemokraciVendore #ballkaniperëndimor #EuropeanUnioninAlbania #UNDPAlbania #bashkiakavaje #teamyouth

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

Rinia – Dialogu – Pushteti Vendor

Në datë 14 Nëntor, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e parë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Mini-Forumi në shkollën 9-vjeçare “Sadi Tatani”

Mini-forumi i radhës u organizua në ambjentet shkollës 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’, Njësia Administrative Synej fshati Rrakull, bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme.

Takimi i parë së Platformës së Dialogut

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes ju fton në Takimin e Parë, të Platformës së Dialogut Rinor, i cili do të zhvillohet në datën 03 Nëntor 2023, ora 14.00, salla e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’, Kavajë.

Takimet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Golem

Takimet me nxënësit e shkollës së Mesme Profesionale në Golem, bashkia Kavaje kishin si qëllim identifikimin dhe diskutimin e nevojave dhe problematikave që ata shohin në komunitetin e tyre të zonës, si dhe dhënia e sugjerimeve për ndërhyrje përmes nismave komunitare.

Forumi Tematik Rinor i Kavajës II – Nisja e rrugëtimit

Forumi Tematik Rinor i Kavajës ka nisur këto ditë rrugëtimin e ri, ku shumë anëtarë të rinj nga zonat urbane dhe rurale të Kavajës kanë shprehur dëshirën e tyre t’i bashkohen këtij forumi. Gjatë takimeve të para identifikuese, me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian si një hallkë e rëndësishme për përzgjedhjen e të rinjve, takimet me grupe të vogla mes të rinjve, na ndihmuan të identifikojmë të rinjtë e tjerë nga klasat e 9-ta dhe shkollat e mesme të Kavajës, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e forumit në këtë fazë të dytë.

Bëhu dhe ti anëtar/e

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në partneritet me Bashkinë Kavajë fton të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç nga Kavaja, nga qyteti dhe fshati, të bëhen pjesë e ‘Forumit Tematik Rinor’ të Kavajës, në fazën e dytë që sapo kemi nisur.

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X