Bashkebisedim me Gjimnazin Aleksandër Moisiu Kavajë

Një bashkëbisedim të hapur dhe miqësor zhvilluam dje me të rinjtë e Gjimnazit Aleksandër Moisiu Kavajë, të cilët u bënë pjesë e miniforumit të organizuar në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

  • Identifikimi i nevojave dhe problematikave që vërejnë të rinjtë në komunitetin e tyre të zonës, ishte tematika e bisedës gjatë takimit.Të rinjtë e vunë theksin kryesisht në këto nevoja:
  • Ndërhyrja në fushën e madhe të qytetit dhe shndërrimi në një hapsirë funksionale, për tu përdorur për organizimin e aktiviteteve të ndryshme, e cila aktualisht është jo-funksionale dhe zë një hapësirë relativisht të madhe;
  • Krijimi i hapësirave sportive për të rinjtë, ku të shtohen fushat e volejbollit, basketbollit ku të organizohen lojëra dhe të përdoren nga të rinjtë, por jo vetëm, në kohën e lirë. Aktualisht ka vetëm kalceto futbolli për djemtë.
  • Shtimi i librave në bibliotekën e qytetit të autorëve të ndryshëm klasikë, për shkak se ka mungesë, dhe nevojiten në realizimin e detyrave dhe projekteve shkollore;
  • Përshtatja e ambjenteve brenda bibliotekës duke krijuar salla leximi që të shfrytëzohen nga të rinjtë në kohën e lirë;
  • Prania e qenve të rrugës dhe frika e sulmeve ndaj njerëzve, ku vaksinimi i tyre duhet të merret në konsideratë nga ana e institucioneve përgjegjëse.
  • Funksionimi i kinemasë së qytetit, ku të transmetohen filma në ditë dhe orare të ndryshme, sipas nje kalendari të caktuar dhe sipas grupmoshave. Kjo është një mundësi për të gjithë komunitetin, që të kalojnë kohë ndryshe së bashku, jo vetëm në kafe ;

Anëtarë të Forumit Tematik Rinor në Kavajë ishin prezentë dhe ndanë përvojat dhe eksperiencën e tyre, gjatë anagazhimit në forum, si dhe rëndësinë e aktivizimit të të rinjve në komunitet.

Falenderojmë Gjimnazin Aleksandër Moisiu Kavajë për mikpritjen dhe bashkëpunimin në këtë takim.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

Rinia – Dialogu – Pushteti Vendor

Në datë 14 Nëntor, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e parë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Mini-Forumi në shkollën 9-vjeçare “Sadi Tatani”

Mini-forumi i radhës u organizua në ambjentet shkollës 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’, Njësia Administrative Synej fshati Rrakull, bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme.

Takimi i parë së Platformës së Dialogut

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes ju fton në Takimin e Parë, të Platformës së Dialogut Rinor, i cili do të zhvillohet në datën 03 Nëntor 2023, ora 14.00, salla e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’, Kavajë.

Takimet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Golem

Takimet me nxënësit e shkollës së Mesme Profesionale në Golem, bashkia Kavaje kishin si qëllim identifikimin dhe diskutimin e nevojave dhe problematikave që ata shohin në komunitetin e tyre të zonës, si dhe dhënia e sugjerimeve për ndërhyrje përmes nismave komunitare.

Forumi Tematik Rinor i Kavajës II – Nisja e rrugëtimit

Forumi Tematik Rinor i Kavajës ka nisur këto ditë rrugëtimin e ri, ku shumë anëtarë të rinj nga zonat urbane dhe rurale të Kavajës kanë shprehur dëshirën e tyre t’i bashkohen këtij forumi. Gjatë takimeve të para identifikuese, me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian si një hallkë e rëndësishme për përzgjedhjen e të rinjve, takimet me grupe të vogla mes të rinjve, na ndihmuan të identifikojmë të rinjtë e tjerë nga klasat e 9-ta dhe shkollat e mesme të Kavajës, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e forumit në këtë fazë të dytë.

Bëhu dhe ti anëtar/e

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në partneritet me Bashkinë Kavajë fton të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç nga Kavaja, nga qyteti dhe fshati, të bëhen pjesë e ‘Forumit Tematik Rinor’ të Kavajës, në fazën e dytë që sapo kemi nisur.

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X