Gëzuar Festën e Mësuesit! Respekt, Mirënjohje dhe Dashuri!

Një kënaqësi e vecantë teksa sheh të rinjtë e Forumit Tematik Rinor Kavajë Manueli, Ensi, Diamela, Leon, Martin, Marsida, Enes, Alina e të tjerë, të cilët u angazhuan dhe dhanë kontributin e tyre gjatë organizimit të aktivitetit kushtuar mësuesve, i organizuar në ambjentet e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’ në Kavajë. Mbi 120 persona ishin pjese e aktivitetit


Enesi dhe Alina (anëtarë të forumit) ishin prezantuesit e aktivitetit. Ensi dhe Diamela (anëtare të forumit), mbajtën fjalën e tyre përshëndetëse në fillim të aktivitetit, si përfaqësuese e Forumit Tematik Rinor Kavajë. Ndërsa anëtarët e tjerë realizuan detyrat e tjera të ngrakuara gjatë aktivitetit (shpërndarja e dhuratave për mësuesit, shërbimi gjatë koktejlit etj)
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i bashkisë Kavajë Z. Redjan Krali, u shpreh ‘I lumtur dhe akoma më shumë i nderuar ta nisja këtë javë me simbolikë të veçantë për arsimin, me shumë prej atyre që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në Kavajën tonë! … Mirënjohje zemre për të gjithë ata që bashkëpunuan në këtë organizim kaq të bukur, partnerët tanë ReloadUNDP me mbështetjen e BE-së“


Edhe Drejtoresha e Zyrës Arsimore Vendore znj. Rovena Xeka, u shpreh ‚Jam e kënaqur që ndodhem në këtë ditë për të nderuar brezat e mësuesve që kanë kontribuar në sektorin e arsimit të Kavajës dhe falenderime qe arritën të organizonim këtë aktivitet në bashkëpunim me te rinjte e forumit, bashkinë Kavajë dhe ACFD-në në kuadër të projektit të financuar nga ReLOaDUNDP me mbështetjen e BE-së.
Një program i mbushur plot me këngë, valle, kërcime dhe recitime kushtuar figurës së mësuesit, dashurisë për shkollën, dashurisë për jetën na i përcollën me mjaft dashuri nxënësit e shkollave 9-vjecare dhe të mesme nga e gjithe Kavaja, të cilët ishin të përgatitur nga puna e palodhur e mësuesve të tyre.


Dhjetëra mësues, edukatorë, përfaqësues të lartë nga institucionet vendore dhe të arsimit, nxënës nga shkolla 9-vjecare dhe të mesme të bashkisë Kavajë dhe njësitë administrative të Kavajës, u bënë pjesë të aktivitetit. 25 mësuesit e dalluar të Kavajës, të dalë në pension tashmë, u nderuan dhe u respektuan në një ceremoni simbolike, duke vlerësuar sakrificat, punën dhe dashurinë e pakursyer që kanë dhënë gjatë ushtrimit të profesionit të tyre sa fisnik, aq edhe të vështirë, në edukimin e shumë brezave.


Promovimi i këtyre modeleve positive shërbejnë si frymëzues për brezat e rinj në të ardhmen.
Falë bashkëpunimit me bashkinë Kavajë dhe Zyrën Vendore Arsimore Kavajë u bë i mundur ky aktivitet.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë, ne partneritet me bashkine Kavaje.


Ky projekt është financuar nga #ReLOaD2 dhe @Bashkia e Kavajes
Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

Rinia – Dialogu – Pushteti Vendor

Në datë 14 Nëntor, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e parë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Mini-Forumi në shkollën 9-vjeçare “Sadi Tatani”

Mini-forumi i radhës u organizua në ambjentet shkollës 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’, Njësia Administrative Synej fshati Rrakull, bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme.

Takimi i parë së Platformës së Dialogut

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes ju fton në Takimin e Parë, të Platformës së Dialogut Rinor, i cili do të zhvillohet në datën 03 Nëntor 2023, ora 14.00, salla e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’, Kavajë.

Takimet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Golem

Takimet me nxënësit e shkollës së Mesme Profesionale në Golem, bashkia Kavaje kishin si qëllim identifikimin dhe diskutimin e nevojave dhe problematikave që ata shohin në komunitetin e tyre të zonës, si dhe dhënia e sugjerimeve për ndërhyrje përmes nismave komunitare.

Forumi Tematik Rinor i Kavajës II – Nisja e rrugëtimit

Forumi Tematik Rinor i Kavajës ka nisur këto ditë rrugëtimin e ri, ku shumë anëtarë të rinj nga zonat urbane dhe rurale të Kavajës kanë shprehur dëshirën e tyre t’i bashkohen këtij forumi. Gjatë takimeve të para identifikuese, me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian si një hallkë e rëndësishme për përzgjedhjen e të rinjve, takimet me grupe të vogla mes të rinjve, na ndihmuan të identifikojmë të rinjtë e tjerë nga klasat e 9-ta dhe shkollat e mesme të Kavajës, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e forumit në këtë fazë të dytë.

Bëhu dhe ti anëtar/e

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në partneritet me Bashkinë Kavajë fton të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç nga Kavaja, nga qyteti dhe fshati, të bëhen pjesë e ‘Forumit Tematik Rinor’ të Kavajës, në fazën e dytë që sapo kemi nisur.

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X