Të rinjtë e Kavajës në bashkëpunim me Forumin Tematik Rinor të Kavajës finalizuan sot nismën komunitare, ekspozita ‘Problematikat e Qytetit tim’.
Të pranishëm në aktivitet ishin përfaqësues nga Programi ReLOaD/UNDP, bashkia Kavajë dhe institucione lokale, staf dhe nxënës të shkollave 9-vjecare dhe të mesme të Kavajës.


Qëllimi i hapjes së ekspozitës ishte identifikimi dhe adresimi i nevojave të komunitetit të Kavajës , përmes fotove të realizuara nga të rinjtë, duke sjell në vëmendje punën e vazhdueshme informuese dhe ndërgjegjësuese, si dhe përkushtimin e të gjithë aktorëve të shoqërisë për të përmirësuar jetën në komunitet.


Tematikat e përcjella në foto nxirrnin në pah cështjet e mjedisit, mundësimin e hapësirave kreative, argëtuese, sportive, cështjet e shëndetit etj.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë, ne partneritet me bashkine Kavaje.


Ky projekt është financuar nga #ReLOaD2 dhe @Bashkia e Kavajes
Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X