Rrathët e frymësimit dhe fuqizimit përmes promovimit të modeleve të grave të suksesshme.

Forumi “Rrathët e frymësimit dhe fuqizimit përmes promovimit të modeleve të grave të suksesshme” u zhvillua me datën 03 Korrik 2023 pranë biblotekës “Tirana Times Library”.

Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi i hapur me gratë dhe vajzat të tetë njësive administrative të bashkisë Tiranë, me qëllim vlerësimin e të drejtave të grave dhe vajzave, rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e rolit të tyre në shoqëri, si për t’u aftësuar për veten dhe përdorimin e fuqive dhe aftësitë personale në të mirë të vetes për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.

Me praninë e Znj. Anisa Subashi, Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Bashkia Tiranë dhe Znj. Eglantina Bajrami, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës Autizmi Flet “Club Kombëtar i Prindërve të Fëmijëve me ÇSA & PAK”, të cilat përcollen përvojen e tyre, ndanë histori personale, dhanë mesazhe pozitive, frymëzuan dhe u frymëzuan nga gratë pjesëmarrëse në takim.

Në fund të takimit u nda informacion i rëndësishëm se si gratë dhe vajzat të ishin përfituese të shërbimeve që ofrohen pranë njësive administrative të Bashkisë Tiranë.

Forumi përmbyllës u zhvilluan në kuadër të projektit ‘Rrathët e Frymëzimit dhe Fuqizimit’, i cili mbështet nga sponsori ynë gjeneral Raiffeisen.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X