Fuqizimi dhe plotësimi i individit.

Në datën 15 Qershor patëm kenaqësinë e veçantë të ishim mes nxenesve të klasave të 9-ta, të shkollës “7 Marsi” në Tiranë. Takimi u zhvillua pranë qendrës Komunitare Multifuksionale në varësi të bashkisë Tiranë.

Trajtimi i vetes me dashuri dhe respekt, krijimi i një figure femërore dinjitoze, vendosja e kufijeve dhe përjetimi i të gjitha etapave të zhvillimit me dinjitet, respekt, e dashuri ishin disa nga pikat kyçe të bashkëbisedimit.

Mostolerimi i dhunës në të gjitha format e saj, konceptet për barazinë gjinore, thyerja e tabuve për fuqizimin e figurës femërore ishin sërish tema të cilat u zhvilluan me lirshmëri dhe vendosmëri për të mësuar e për të ecur gjithmonë përpara.

Dëshirat e tyre rinore ndërthurur me iniciativen për të ndryshuar e për t`i mposhtur modelet e mëparshme të shoqërisë patriarkale, ishin serish pika të forta në bashkëbisedimin tonë.

Gjithashtu u diskutua për fuqizimin dhe plotësimin e individit, duke hedhur hapa të ngadaltë por të sigurtë drejt të ardhmes.

Këto takime kaq frytedhënëse për të gjithë ne, po zhvillohen në kuadër të projektit ‘Rrathët e Frymëzimit dhe Fuqizimit’, i cili mbështetet nga sponsori ynë gjeneral Raiffeisen.Invest.Shqiperi

#rrathetefrymezimitdhefuqizimit

#tedrejtatenjeriut #tedrejtategrave #fuqizim #edukim #informim #barazigjinore #dhunanefamilje #gratedhevajzat #zonatrurale #acfdalbania

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

Rinia – Dialogu – Pushteti Vendor

Në datë 14 Nëntor, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e parë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Mini-Forumi në shkollën 9-vjeçare “Sadi Tatani”

Mini-forumi i radhës u organizua në ambjentet shkollës 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’, Njësia Administrative Synej fshati Rrakull, bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme.

Takimi i parë së Platformës së Dialogut

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes ju fton në Takimin e Parë, të Platformës së Dialogut Rinor, i cili do të zhvillohet në datën 03 Nëntor 2023, ora 14.00, salla e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’, Kavajë.

Takimet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Golem

Takimet me nxënësit e shkollës së Mesme Profesionale në Golem, bashkia Kavaje kishin si qëllim identifikimin dhe diskutimin e nevojave dhe problematikave që ata shohin në komunitetin e tyre të zonës, si dhe dhënia e sugjerimeve për ndërhyrje përmes nismave komunitare.

Forumi Tematik Rinor i Kavajës II – Nisja e rrugëtimit

Forumi Tematik Rinor i Kavajës ka nisur këto ditë rrugëtimin e ri, ku shumë anëtarë të rinj nga zonat urbane dhe rurale të Kavajës kanë shprehur dëshirën e tyre t’i bashkohen këtij forumi. Gjatë takimeve të para identifikuese, me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian si një hallkë e rëndësishme për përzgjedhjen e të rinjve, takimet me grupe të vogla mes të rinjve, na ndihmuan të identifikojmë të rinjtë e tjerë nga klasat e 9-ta dhe shkollat e mesme të Kavajës, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e forumit në këtë fazë të dytë.

Bëhu dhe ti anëtar/e

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në partneritet me Bashkinë Kavajë fton të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç nga Kavaja, nga qyteti dhe fshati, të bëhen pjesë e ‘Forumit Tematik Rinor’ të Kavajës, në fazën e dytë që sapo kemi nisur.

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X