Rrathët e Frymëzimit dhe Fuqizimit dhe fokus grupet me gra dhe vajza.

Fokus grupet e radhës me gra dhe vajza të komunitetit të Njësisë Administrative nr. 2 dhe nr.4 të cilat u zhvilluan në ambjentet e Qendrave Komunitare në Tiranë.

Gratë dhe vajzat që u bënë pjesë e këtij takimi, vijnë nga familje vulnerabiletet të lartë, në nevojë dhe me shumë probleme ekonomike dhe sociale.

Ne biseduam me gratë dhe vajzat lidhur me çështje të ndryshme, me qëllim fuqizimin e tyre si individ, ku biseduam për vlerësimin e vetes, dashurinë dhe respektin për veten, mbrojtja në rastet e dhunës, si dhe ndërgjegjësimi për të drejtat e grave, si të drejta themelore të njeriut.

Në fund të takimeve përfitueset shprehën mirënjohjen dhe falenderimet e tyre për këto tema kaq të rëndesishme për fuqizimin e tyre si individ dhe rrjedhimisht modeli ë tyre si figurë qendrore në familje dhe në shoqëri.

Takimet u zhvilluan në kuadër të projektit “Rrathët e Frymëzimit dhe Fuqizimit”, i cili mbështet nga sponsori ynë gjeneral Raiffeisen INVEST Shqipëri.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

Rinia – Dialogu – Pushteti Vendor

Në datë 14 Nëntor, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e parë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Mini-Forumi në shkollën 9-vjeçare “Sadi Tatani”

Mini-forumi i radhës u organizua në ambjentet shkollës 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’, Njësia Administrative Synej fshati Rrakull, bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme.

Takimi i parë së Platformës së Dialogut

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes ju fton në Takimin e Parë, të Platformës së Dialogut Rinor, i cili do të zhvillohet në datën 03 Nëntor 2023, ora 14.00, salla e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’, Kavajë.

Takimet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Golem

Takimet me nxënësit e shkollës së Mesme Profesionale në Golem, bashkia Kavaje kishin si qëllim identifikimin dhe diskutimin e nevojave dhe problematikave që ata shohin në komunitetin e tyre të zonës, si dhe dhënia e sugjerimeve për ndërhyrje përmes nismave komunitare.

Forumi Tematik Rinor i Kavajës II – Nisja e rrugëtimit

Forumi Tematik Rinor i Kavajës ka nisur këto ditë rrugëtimin e ri, ku shumë anëtarë të rinj nga zonat urbane dhe rurale të Kavajës kanë shprehur dëshirën e tyre t’i bashkohen këtij forumi. Gjatë takimeve të para identifikuese, me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian si një hallkë e rëndësishme për përzgjedhjen e të rinjve, takimet me grupe të vogla mes të rinjve, na ndihmuan të identifikojmë të rinjtë e tjerë nga klasat e 9-ta dhe shkollat e mesme të Kavajës, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e forumit në këtë fazë të dytë.

Bëhu dhe ti anëtar/e

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në partneritet me Bashkinë Kavajë fton të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç nga Kavaja, nga qyteti dhe fshati, të bëhen pjesë e ‘Forumit Tematik Rinor’ të Kavajës, në fazën e dytë që sapo kemi nisur.

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X