Ngritja e kapaciteteve të grave dhe vajzave mbi konceptin e të kuptuarit të vetes,vetëvleresimit dhe fuqizimit.

Në daten 23 Qershor, pranë bibliotekes ” Musine Kokalari” patem kenaqesinë të zhvillojme trajnimin me teme ” Ngritja e kapaciteteve të grave dhe vajzave mbi konceptin e të kuptuarit të vetes,vetëvleresimit dhe fuqizimit” me gra dhe vajza nga zonat e Shkozes, Kombinatit,Paskuqanit si dhe studente nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtesise.

Pati nje energji shumë pozitive në bashkëbisedimet tona, duke qëne se kontributi i këtij projekti është fuqizimi personal dhe permirësimi i të kuptuarit të të drejtave të grave dhe vajzave në bashkinë e Tiraës, nepermjet edukimit dhe informimit të tyre mbi mundesite që ofrohen permes zbatimit të ligjit për barazi gjinore dhe kunder dhunes me baze gjinore.

Krijimi i një identiteti dinjitoz nis me respektin,dashurinë dhe vetëvleresimin për veten tonë si individ. Besimi në vete për të përdorur aftësitë personale për t`u zhvilluar si individ,edukimi me modele pozitive, inkurajimi për të formuar nje personalitet dinjtoz ishin disa çeshtje te cilat diskutuam mes nesh.

Ne biseduam me gratë dhe vajzat lidhur me çështje të ndryshme, me qëllim fuqizimin e figurës së gruas në familje, në shoqëri dhe më gjerë. Rëndësi të veçantë gjatë bisedave të zhvilluara me tema si: Mbrojtja dhe Parandalimi i dhunës në familje. Të drejtat e grave si të drejta themelore të njeriut. Vetëvlerësimi, respekti dhe dashuria për veten si thembra e Akilit në formimin e individualitetit të çdo gruaje.

Disa prej grave u ndjene te lira të ndajne histori personale, e duke na falenderuar për këto sygjerime kaq frytëdhënëse për përmirësimin e nivelit të jetesës. Me Nota mirënjohje e falenderuese të palëve, në fund të trajnimit u shperndanë dhe certifikata.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

Rinia – Dialogu – Pushteti Vendor

Në datë 14 Nëntor, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e parë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Mini-Forumi në shkollën 9-vjeçare “Sadi Tatani”

Mini-forumi i radhës u organizua në ambjentet shkollës 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’, Njësia Administrative Synej fshati Rrakull, bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme.

Takimi i parë së Platformës së Dialogut

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes ju fton në Takimin e Parë, të Platformës së Dialogut Rinor, i cili do të zhvillohet në datën 03 Nëntor 2023, ora 14.00, salla e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’, Kavajë.

Takimet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Golem

Takimet me nxënësit e shkollës së Mesme Profesionale në Golem, bashkia Kavaje kishin si qëllim identifikimin dhe diskutimin e nevojave dhe problematikave që ata shohin në komunitetin e tyre të zonës, si dhe dhënia e sugjerimeve për ndërhyrje përmes nismave komunitare.

Forumi Tematik Rinor i Kavajës II – Nisja e rrugëtimit

Forumi Tematik Rinor i Kavajës ka nisur këto ditë rrugëtimin e ri, ku shumë anëtarë të rinj nga zonat urbane dhe rurale të Kavajës kanë shprehur dëshirën e tyre t’i bashkohen këtij forumi. Gjatë takimeve të para identifikuese, me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian si një hallkë e rëndësishme për përzgjedhjen e të rinjve, takimet me grupe të vogla mes të rinjve, na ndihmuan të identifikojmë të rinjtë e tjerë nga klasat e 9-ta dhe shkollat e mesme të Kavajës, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e forumit në këtë fazë të dytë.

Bëhu dhe ti anëtar/e

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në partneritet me Bashkinë Kavajë fton të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç nga Kavaja, nga qyteti dhe fshati, të bëhen pjesë e ‘Forumit Tematik Rinor’ të Kavajës, në fazën e dytë që sapo kemi nisur.

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X