PROJEKTI ‘BËHU FAMILJA IME!’

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes do të implementoj projektin “Bëhu familja ime” në 3 Njësitë Administrative 2, 4 dhe 11 të Bashkisë së Tiranës. Ky projekt zhvillohet në kuadër të projektit “Zhvillimi i OSHC’ve për Familjet Kujdestare në Shqipëri” i implementuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri dhe TLAS, i financuar nga Bashkimi Europian.

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD) është një organizatë Jo-fitimprurëse që ushtron aktivitetin e saj në të gjithë territorin shqiptar që prej vitit 2017. Misioni i qendrës është të mundësojë një të ardhme më të mirë për familjet, përmes zhvillimit të programeve në fushën e shëndetit, mirëqenies dhe sigurisë së jetës, zhvillimin e aftësive për punë, sipërmarrjes familjare dhe ofrimit të shërbimeve specifike psiko-sociale dhe ligjore në të mirë dhe në interes të familjes shqiptare. Në themel të aktivitetit të Qendrës Shqiptare për Zhvillimin e Familjes qëndron besimi në potencialin e familjes dhe rolin që ajo mund të luajë në mirëfunksionimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

Projekti do të kontribuojë në rritjen e nivelit të informacionit, ndjeshmërisë dhe mobilizimit të komunitetit të synuar, strukturave lokale përgjegjëse dhe medias ndaj rëndësisë së krijimit të një mjedisi familjar përkujdesës për fëmijët pa kujdes prindëror. Gjithashtu ky projekt synon të shërbejë edhe si një praktikë dhe model pozitiv jo vetëm për NJA-të dhe strukturat e tyre, por edhe për organizatat e tjera lokale të cilat kanë në fokus punën me çështjet e familjes në përgjithësi. Ky projekt është një fillim i vogël për një proces të gjatë drejt zhvillimit të një praktike pozitive për shërbimin e kujdestarisë nga ACFD.

Qëllimi dhe Objektivat kryesore të projektit janë: 

Ky projekt synon informimin, ndërgjegjësimin dhe rritjen e ndjeshmërisë dhe interesit të komunitetit për t’u bërë familje kujdestare, si dhe ndërgjegjësimin e institucioneve përgjegjëse vendore për rolin e tyre në realizimin me efikasitet të këtij shërbimi.

Objektivat specifikë:

1. Të rrisë informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për dobinë e familjeve kujdestare dhe të krijojë një model pozitiv dhe praktik të përfshirjes së komunitetit në këtë shërbim;

2. Të ndërgjegjësojë dhe informojë strukturat përgjegjëse vendore për mënyrën e menaxhimit të shërbimit të kujdestarisë duke u fokusuar sidomos në informimin e tyre për detyrimet  ligjore lidhur me identifikimin dhe futjen në skemë të familjeve potenciale për familje kujdestare;

3. Të kontribuojë në ndërtimin e mekanizmave të bashkëpunimit të komunitetit me strukturat përgjegjëse lokale për familjet kujdestare dhe median.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

Rinia – Dialogu – Pushteti Vendor

Në datë 14 Nëntor, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e parë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Mini-Forumi në shkollën 9-vjeçare “Sadi Tatani”

Mini-forumi i radhës u organizua në ambjentet shkollës 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’, Njësia Administrative Synej fshati Rrakull, bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme.

Takimi i parë së Platformës së Dialogut

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes ju fton në Takimin e Parë, të Platformës së Dialogut Rinor, i cili do të zhvillohet në datën 03 Nëntor 2023, ora 14.00, salla e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’, Kavajë.

Takimet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Golem

Takimet me nxënësit e shkollës së Mesme Profesionale në Golem, bashkia Kavaje kishin si qëllim identifikimin dhe diskutimin e nevojave dhe problematikave që ata shohin në komunitetin e tyre të zonës, si dhe dhënia e sugjerimeve për ndërhyrje përmes nismave komunitare.

Forumi Tematik Rinor i Kavajës II – Nisja e rrugëtimit

Forumi Tematik Rinor i Kavajës ka nisur këto ditë rrugëtimin e ri, ku shumë anëtarë të rinj nga zonat urbane dhe rurale të Kavajës kanë shprehur dëshirën e tyre t’i bashkohen këtij forumi. Gjatë takimeve të para identifikuese, me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian si një hallkë e rëndësishme për përzgjedhjen e të rinjve, takimet me grupe të vogla mes të rinjve, na ndihmuan të identifikojmë të rinjtë e tjerë nga klasat e 9-ta dhe shkollat e mesme të Kavajës, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e forumit në këtë fazë të dytë.

Bëhu dhe ti anëtar/e

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në partneritet me Bashkinë Kavajë fton të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç nga Kavaja, nga qyteti dhe fshati, të bëhen pjesë e ‘Forumit Tematik Rinor’ të Kavajës, në fazën e dytë që sapo kemi nisur.

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X