10 dhjetor 2018, në kuadër të fushatës ‘Më Dëgjo edhe Mua! / Hear Me Too!’

10 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, prej disa vitesh përkon edhe me mbylljen e fushatës “16 ditë aktivizëm kundër luftës me bazë gjinore” të nismuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund dhunës dhe çdo lloj forme pabarazie ndaj vajzave dhe grave në të gjithë botën.

Qëndra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes solidarizohet me këtë ditë simbol për të drejtat e njeriut, barazinë dhe drejtësinë shoqërore, përmes dhënies të mesazheve sensibilizuese të cilat qytetarë të thjeshtë të Tiranës pranuan t’i përçonin në mbështetje të kësaj kauze të rëndësishme.

Le të bëhemi shumë kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave në shoqërinë tonë!

Të ndihmojme gratë dhe vajzat të kenë mundësi të barabarta në arsimim, punësim, familje e shoqëri!

Gratë dhe vajzat janë të rëndësishme! Ato duhen dëgjuar!

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

Rinia – Dialogu – Pushteti Vendor

Në datë 14 Nëntor, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e parë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Mini-Forumi në shkollën 9-vjeçare “Sadi Tatani”

Mini-forumi i radhës u organizua në ambjentet shkollës 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’, Njësia Administrative Synej fshati Rrakull, bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme.

Takimi i parë së Platformës së Dialogut

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes ju fton në Takimin e Parë, të Platformës së Dialogut Rinor, i cili do të zhvillohet në datën 03 Nëntor 2023, ora 14.00, salla e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’, Kavajë.

Takimet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Golem

Takimet me nxënësit e shkollës së Mesme Profesionale në Golem, bashkia Kavaje kishin si qëllim identifikimin dhe diskutimin e nevojave dhe problematikave që ata shohin në komunitetin e tyre të zonës, si dhe dhënia e sugjerimeve për ndërhyrje përmes nismave komunitare.

Forumi Tematik Rinor i Kavajës II – Nisja e rrugëtimit

Forumi Tematik Rinor i Kavajës ka nisur këto ditë rrugëtimin e ri, ku shumë anëtarë të rinj nga zonat urbane dhe rurale të Kavajës kanë shprehur dëshirën e tyre t’i bashkohen këtij forumi. Gjatë takimeve të para identifikuese, me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian si një hallkë e rëndësishme për përzgjedhjen e të rinjve, takimet me grupe të vogla mes të rinjve, na ndihmuan të identifikojmë të rinjtë e tjerë nga klasat e 9-ta dhe shkollat e mesme të Kavajës, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e forumit në këtë fazë të dytë.

Bëhu dhe ti anëtar/e

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në partneritet me Bashkinë Kavajë fton të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç nga Kavaja, nga qyteti dhe fshati, të bëhen pjesë e ‘Forumit Tematik Rinor’ të Kavajës, në fazën e dytë që sapo kemi nisur.

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X