Dhurimi në Ditën Botërore të Solidaritetit


Në kuadër të ditës botërore të solidaritetit dhe Ditën e Shënjtërimit të Nënë Terezës, më 5 shtator 2018, qendra ndërmori një nisëm bamirësie duke vënë në dispozicion ndihma në veshje dhe ushqime për një familje në nevojë në periferi të Tiranës (Njësia 2).

Familja përbëhet nga dy bashkëshortët dhe vajza e tyre L. (4 vjeç). Burri R. është i papunë dhe i paaftë për të punuar për shkak se është diagnostikuar me Artrit Reumatoid të formës së rëndë. Gruaja Z. është e papunë dhe shtatëzënë. Ajo mendohet të jetë në muajin e 4 të shtatzënisë, por asnjëherë nuk ka bërë kontrolle dhe vizita mjekësore. Vajza e tyre nuk flet dhe nuk komunikon asnjë nevojë të vetën. Prindërit nuk e kanë dërguar për të diagnostikuar gjëndjen e saj mjekësore. Dyshojmë se mund të jetë rasti i një fëmije me autizëm. Familja jeton me një ndihmë shoqërore prej 3900 lekësh (të reja) në muaj. 

Rasti i familjes së përshkruar më lart u përfshi në programin e menaxhimit të rasteve të familjeve në nevojë, të cilës po i ofrohen disa shërbime të nevojshme. Disa nga këto shërbime janë:

  • Vizita mjekësore gjinekologjike falas për gruan;
  • Takimi dhe konsultimi me mjekun e familjes për rastin e vajzës;
  • Takimi dhe konsultimi me tre specialistë të fushës për përcaktimin e llojit dhe nivelit të paaftësiase së vajzës;
  • Takimi me përfaqësues të njësisë administrative nr.2 Tiranë, sektori i shërbimeve sociale dhe ndihmës ekonomike për rastin në fjalë;
  • Kryerja e procedurave administrative falas nga qendra deri në sigurimin e pagesës së paaftësisë dhe kujdestarisë për vajzën;

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

Rinia – Dialogu – Pushteti Vendor

Në datë 14 Nëntor, u mblodhën së bashku në një tryezë të rrumbullakët, në takimin e parë të Platformës së Dialogut Rinor në Bashkinë Kavajë.

Mini-Forumi në shkollën 9-vjeçare “Sadi Tatani”

Mini-forumi i radhës u organizua në ambjentet shkollës 9-vjeçare ‘Sadi Tatani’, Njësia Administrative Synej fshati Rrakull, bashkia Kavajë. Qëllimi i takimit ishte identifikimi dhe diskutimi i nevojave dhe problematikave që të rinjtë ndeshin çdo ditë në komunitetin e tyre të zonës dhe sugjerime për ndërhyrjet e mundshme.

Takimi i parë së Platformës së Dialogut

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes ju fton në Takimin e Parë, të Platformës së Dialogut Rinor, i cili do të zhvillohet në datën 03 Nëntor 2023, ora 14.00, salla e Kinoteatrit ‘Aleksandër Moisiu’, Kavajë.

Takimet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale në Golem

Takimet me nxënësit e shkollës së Mesme Profesionale në Golem, bashkia Kavaje kishin si qëllim identifikimin dhe diskutimin e nevojave dhe problematikave që ata shohin në komunitetin e tyre të zonës, si dhe dhënia e sugjerimeve për ndërhyrje përmes nismave komunitare.

Forumi Tematik Rinor i Kavajës II – Nisja e rrugëtimit

Forumi Tematik Rinor i Kavajës ka nisur këto ditë rrugëtimin e ri, ku shumë anëtarë të rinj nga zonat urbane dhe rurale të Kavajës kanë shprehur dëshirën e tyre t’i bashkohen këtij forumi. Gjatë takimeve të para identifikuese, me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian si një hallkë e rëndësishme për përzgjedhjen e të rinjve, takimet me grupe të vogla mes të rinjve, na ndihmuan të identifikojmë të rinjtë e tjerë nga klasat e 9-ta dhe shkollat e mesme të Kavajës, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e forumit në këtë fazë të dytë.

Bëhu dhe ti anëtar/e

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në partneritet me Bashkinë Kavajë fton të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç nga Kavaja, nga qyteti dhe fshati, të bëhen pjesë e ‘Forumit Tematik Rinor’ të Kavajës, në fazën e dytë që sapo kemi nisur.

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X