Bëhu dhe ti anëtar/e

Eja edhe ti bëhu anëtar i Forumit Tematik Rinor në Kavajë!

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në partneritet me Bashkinë Kavajë fton të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç nga Kavaja, nga qyteti dhe fshati, të bëhen pjesë e ‘Forumit Tematik Rinor’ të Kavajës, në fazën e dytë që sapo kemi nisur.

‘Forumi Tematik Rinor’ ka për qëllim kryesor fuqizimin dhe aktivizimin e të rinjve për të qenë pjesë aktive në proceset vendimarrëse, për t’u bërë pjesë e Platformës së Dialogut Rinor dhe për të kontribuar për komunitetin e Kavajës.

Anëtarët e ‘Forumit Tematik Rinor’ do të kenë mundësi të ndërmarrin iniciativa komunitare konkrete duke ndërvepruar me pushtetin vendor dhe të mbështetura nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes.

Gjithashtu, anëtarët e forumit do të kenë mundësi të trajnohen nga ekspertë të fushës, për tematika që do t’ju shërbejnë zhvillimit të aftësive personale të të rinjve.

Për t’u bërë anëtarë, lutem plotësoni formën e aplikimit:

https://docs.google.com/…/1FAIpQLSeCMMIYNTs…/viewform…

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Për më shumë informacione, na kontaktoni me email: infoacfdalbania@gmail.com, ose na shkruani në inbox Facebook: Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes/ACFD

JU MIREPRESIM!

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X