Forumi Tematik Rinor i Kavajës II – Nisja e rrugëtimit

Forumi Tematik Rinor i Kavajës ka nisur këto ditë rrugëtimin e ri, ku shumë anëtarë të rinj nga zonat urbane dhe rurale të Kavajës kanë shprehur dëshirën e tyre t’i bashkohen këtij forumi. Gjatë takimeve të para identifikuese, me Zyrën e Njësisë së Integrimit Evropian si një hallkë e rëndësishme për përzgjedhjen e të rinjve, takimet me grupe të vogla mes të rinjve, na ndihmuan të identifikojmë të rinjtë e tjerë nga klasat e 9-ta dhe shkollat e mesme të Kavajës, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e forumit në këtë fazë të dytë.

Pas prezantimit dhe njohjes me njëri-tjetrin, ata morën informacion rreth projektit, aktiviteteve dhe rezultateve të pritshme. Diskutimi u ndal kryesisht në këto pika:

• rregullat e funksionimit të forumit dhe komunikimit mes anëtarëve, dhe sinergjia mes anëtarëve të mëparshëm dhe atyre të ardhur rishtazi;

• identifikimi dhe gjenerimi i ideve lidhur me temat e trajnimeve dhe nismat në komunitet;

• takimet e Platformës së Dialogut Rinor në vijim;

Entuziasmi dhe përfshirja e antarëve të forumit në diskutime me mendimet dhe me idetë e reja gjatë takimit, na mbushi me motivim dhe shpresë, ku së bashku përmes aktivizmit rinor të tyre, të përmbushim nismat dhe planin tonë përgjatë këtyre muajve në komunitetin e Kavajës.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X