Mbi 30 anëtarët e Forumit Tematik Rinor të Kavajës u takuan së bashku, diskutuan disa çështje prioritare të forumit dhe u ndalën konkretisht mbi ecurinë e aktiviteteve të forumit, vlerësimin e takimit të tretë të platformës të zhvilluar me përfaqësues të bashkisë Kavajë. Të rinjtë u shprehën të kënaqur mbi impaktin që takimet e Platformës kanë pasur deri tani tek të rinjtë dhe bashkia Kavajë, duke krijuar një sinergji pozitive dhe rritje të transparencës dhe llogaridhënies nga ana e përfaqësueve të bashkisë Kavajë, gjë që është vlerësuar nga të rinjtë.

Anëtarët ishin mjaft entuziastë rreth kthimit të përgjigjes zyrtare nga ana e bashkisë Kavajë lidhur me nismën advokuese të forumit mbi propozimet konkrete për çështjet mjedisore në Njësinë Administrative Golem. Ata shpresojnë që disa nga sugjerimet e tyre të gjejnë zgjidhje të mundshme në një kohë sa më të afërt.

Pikë tjetër diskutimi në takim ishte përzgjedhja e temës së takimit të katërt të Platformës së Dialogut Rinor me përfaqësues të bashkisë Kavajë, ku pati diskutime dhe sugjerime të ndryshme, ku mund të përmendim:

  • Çështjet sociale dhe shërbimet për grupet në nevojë
  • Dhuna në familje dhe stereotipet gjinore
  • Bullizmi

Në takim ishin të pranishëm edhe të rinjtë anëtarë të forumit nga zonat rurale të bashkisë Kavajë, të cilët u përfshinë në diskutime dhe ndanë idetë dhe mendimet e tyre gjatë takimit.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

X
sqAlbanian