Takim ndërgjegjësues dhe informues me prindërit/kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara në bashkinë Kavajë!

Në kuadër të zbatimit të projektit ‘Vlerëso-Fuqizo-Vepro: stafe sociale më të fuqizuara përballë shërbimeve të kujdesit social, për fëmijët me AK, në bashkinë Kavajë’, që Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes po zbaton, u zhvillua ditën e djeshme, datë 16 Prill 2024, takimi ndërgjegjësues & informues më prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Qendrën Ditore “Ngjyrat e Jetës” në bashkinë Kavajë.

Takimi kishte në fokus:

• Prezantimin e projektit tek prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve me AK;

• Marrjen e njohurive për të identifikuar dhe menaxhuar rastet e zhvillimit të fëmijëve me AK;

• Instrumentat dhe institucionet ku mund të mbështetemi;

• Identifikimi i rasteve dhe adresimi i problematikave të identifikuara.

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X