Takimi i 11-të periodik i Forumit Tematik Rinor në Bashkinë Kavajë

Vijojmë të zhvillojmë takimet tona të radhës me anëtarët e Forumit Tematik Rinor të Kavajës. U diskutua më konkretisht organizimi i ditës së dytë të pastrimit, i cili do të organizohet në Malin e Robit gjatë fundjavës, në kuadër të Ditës së Tokës.

Pikë tjetër diskutimi në takim ishte përzgjedhja e temës së takimit të IV të Platformës së Dialogut Rinor me përfaqësues të bashkisë Kavajë. Të rinjtë pasi dhanë sugjerimet e tyre dakortësuan që të diskutohet rreth çështjeve sociale dhe shërbimet sociale për grupet në nevojë

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X