Aksion vullnetar pastrimi në bregdetin e Malit të Robit nga të rinjtë e Forumit Tematik Rinor në bashkinë Kavajë

Në kuadër të Ditës së Tokës rreth 35 (djem dhe vajza) të rinjtë e Forumit Tematik Rinor të Kavajës dhe të rinjtë të tjerë u bënë së bashku dhe realizuan aksionin vullnetar të pastrimit në bregdetin e Malit të Robit.

Të rinjtë u përfshinë aktivisht në aksion duke mbledhur mbeturinat e hedhura, të cilat kishin ndotur hapësirën publike të plazhit, duke sjell në vëmëndje për të gjithë qytetarët nevojën për të qenë më të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm në ruajtjen e ambjentit.

Aksionet e njëpasnjëshme të pastrimit nga të rinjtë e forumit janë edhe një kontribut për komunitetin e bashkisë Kavajë, duke treguar një shembull pozitiv qytetarie dhe vullnetarizmi komunitar në mirëmbjatjen e pasurisë së përbashkët, si dhe përgatitjes për ardhjen e sezonit të verës ku shumë turistë vendas dhe të huaj frekuentojnë bregdetin e bashkisë Kavajë.

Një ndër sugjerimet e shprehura nga të rinjtë pas kësaj dite pastrimi është vendosja e koshave të konsumit individual në zonat ku ato mungojnë, si dhe shtimin e tyre atje ku do të jetë e nevojshme.

Kjo është dita e dytë e aksionit vullnetar të forumit që organizohet në kuadër të projektit që ACFD po zbaton në bashkinë Kavajë. Të rinjtë e forumit do të vijojnë me aksionin e pastrimit gjatë muajit Maj në Karpen.

Kjo nismë u organizua në kuadër të projektit “Forumi Tematik Rinor – një mjet për të fuqizuar të rinjtë në bashkinë Kavajë” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Shpërnda:

Artikuj të Tjerë:

DONATORËT

© 2023 ACFD. All Rights Reserved.

X